Ja maska natyrale për flokë të hollë

Ja maska natyrale për flokë të hollë

Ja maska natyrale për flokë të hollëFlokët janë zbukurimi i çdo femre. Nuk ka rëndësi ngjyra, gjatësia, ose volumi i flokut pasi çdo prerje dhe çdo ngjyrë bën pjesë në zbukurimin e femrës.

Besoj se të gjithë dëshirojmë flokë të bukura plot shkëlqim.

Përveçse përdorimit të produkteve kozmetike për flokët (që kushtojnë shumë), ka mënyra të tjera shumë më natyrale dhe efektive për të ushqyer flokët.

Mund të mendoni që përdormi i rigjeneratorit i zbut flokët …por…nuk mjafton vetëm përdorimi i tij, pasi përdorimi në masë i tharëses/pjastrës si dhe kimikatet e forta nga bojërat i bëjnë flokët të duken të thara, pa jetë dhe pa shkëlqim.

Nëse keni flokë të dobët e pa jetë, kemi një zgjidhje natyrale që do t’ju ndryshojë pamjen!

Është shumë e lehtë për t’u përgatitur dhe një alternativë që nuk përmban as toksina e as kimikate, por veç lëndë ushqyese!

Përbërësit:

1 e bardhë veze, 1 banane, 100 ml birrë, 2 lugë mjaltë (50g)

Përgatitja:

Vendosim të bardhën e vezës në një tas dhe e përziejeni për një ose dy minuta.

Bananen e shtypim në formë pureje dhe e përziejmë me vezën.

Shtojmë birrën dhe mjaltin dhe i përziejmë mirë për të përftuar një mase homogjene.

Aplikimi:

Përzierja aplikohet që nga rrënja deri te maja. Lihet për dy orë në mënyrë që floku të marrë të gjitha vlerat e përbërësve.

Përsëriteni maskën dy ose tri herë në javë.

Floku do të jetë me shkëlqim dhe i butë; përfitimet e maskës kundër rënies do të jene të dukshme pas disa javësh aplikimi.

Komento