Ja metodat më të lehta të depilimit, kështu e “shpëtoni” veten nga qimet

1

E çfarë mund të ketë të vështirë rreth depilimit? Ehh kështu mund të mendojnë meshkujt, pasi po të pyesni femrat, as një ditë e tërë nuk do të mjaftonte të flisnin për teknikat metodat dhe recetat natyrale që eliminojnë qimet e padëshirueshme. Depilimi ka “sekretet” e veta ndaj që rezultatet të jenë maksimale dhe dhimbjet e efektet anësore sa më të pakta duhet të dini disa rregulla bazë.

Lërini qimet të rriten. Nëse pas seancës së fundit nuk kanë kaluar të paktën 3 javë, rezultatet nuk do t’ju kënaqin. Në lëkurë do të keni sërish qime të vogla, disa mund të këputën ndaj gjëja më e mirë që mund të bëni është të prisni dhe pak.

Mos bëni scrub. Dy ditë përpara depilimit rekomandohet që mos të bëni scrub. Ajo që duhet të bëni pak orë para takimit është një dush i ngrohtë në mënyrë që folikulat e qimeve të hapen. Mund t’ju duket e çuditshme, por veshja e të brendshmeve me dandella është gabimi që bëjnë femrat më së shumti. Kjo mund të acarojë lëkurën tuaj pas depilimit ndaj sigurohuni të vishni të brendshme pambuku. Mos pini alkool para depilimit, pasi alkooli forcon poret duke e bërë procesin e heqjes së qimeve më të dhimbshëm.

PAS depilimit mund të aplikoni një kompresë të ftohtë e cila mbyll poret. Në këtë mënyrë parandaloni hyrjen e baktereve.

Bikini: Mënyra më e mirë është prerja e qimeve, pra jo depilimi me rrënjë që realizohet përmes metodave të dhimbshme si depilimi me dyll. Femrat duhet t’i heqin qimet në këtë zonë me brisk apo një makinë prerëse pasi kështu reduktohet dhe numri i qimeve të rritura nën lëkurë.

Sqetullat: Ashtu si lëkura e zonës intime dhe ajo nën krahë është shumë e hollë dhe e ndjeshme. Këtu ndodhen gjendrat dhe nyjet limfatike ndaj nuk duhet të rrezikoni të përdorni metoda të dhimbshme. Dermatologët janë të mendimit se në këtë zonë duhet të përdorni vetëm brisk. Sigurohuni që lëkurën ta hidratoni mirë si para dhe pas depilimit.

Këmbët: Këmbët nuk fshehin asnjë sekret. Lëkura e kësaj zone është e prekur nga dielli, nuk është tejet delikate dhe është në dorën tuaj të zgjidhni cilën metodë preferoni. E rëndësishme është që pastrimi i qimeve , heqja e tyre duhet të bëhet në drejtimin e rritjes dhe nëse qimet ju rriten nën lëkurë.

Komento