Ja një maskë për rritjen e flokëve

Ja një maskë për rritjen e flokëve

Ja një maskë për rritjen e flokëveKjo maskë po ashtu rregullon edhe cilësinë e flokëve, duke e bërë më të butë. Të verdhët e vezës flokët i furnizon me kalcium dhe me proteina, që i dhurojnë shkëlqim.

Mjalti është shumë i përdorshëm për rritjen e flokëve, përmban vitamina E, K, C, B1, B2 dhe B6, e bananet janë ndihmë e madhe në luftën kundër flokëve të pëlcitura. Edhe birra e errët është lëng, që ndikon që të keni flokë më të fortë dhe më me shkëlqim.

Përbërësit:

– 1 banane

– 1 vezë (vetëm të verdhët e vezës)

– 1 lugë mjaltë

– 1 gotë birrë të errët.

Udhëzimet:

– Të gjithë përbërësit që i kemi përmendur më lart i futni në blender dhe përgatisni një maskë.

– Maskën e fituar më pas e aplikoni në secilën pjesë të flokëve tuaj, e përzieni mirë aty dhe e lini që të veprojë midis një dhe dy orë.

– Më pas shpëlani flokët si zakonisht që keni bërë deri më tani.

Sugjerohet që kjo maskë për rritjen e flokëve të aplikohet një herë në javë.

Komento