Ja përbërësit natyralë që ndikojnë kundër celulitit

Ja përbërësit natyralë që ndikojnë kundër celulitit

Ja përbërësit natyralë që ndikojnë kundër celulititCeluliti është njëri ndër armiqtë më të mëdhenj të femrave, e pothuajse e ka secila femër në botë. Lëkura e fortë paralajmëron se trupin e keni lënë anash kujdesit, se qëndroni së tepërmi ulur, ushqeheni keq apo keni shprehi tjera aspak të shëndetshme.

Me arritjen e motit të ngrohtë dhe largimin e rrobave të trasha, problemi i celulitit bëhet gjithnjë e më i madh. Deri në momentin për të dalë në plazh duhet të jetë më pak i pranishëm, kështu që nga sot është mirë të filloni luftën kundër “lëvores së portokallit”.

Përmes ushtrimeve dhe konsumimit të një sasie të madhe të ujit, natyrisht se keni nevojë edhe për piling, i cili do ta përmirësojë përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe “vrimat” do t’i bëjë më pak të dukshme në fundshpinën dhe ijet tuaja, e një version të thjeshtë mund ta përgatisni në shtëpi. Për këtë piling ju nevojiten vetëm tre përbërës, kafeja e bluar, kripa e imët e detit dhe vaj kokosi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përgatitja:

Në gotën me kafe të bluar shtoni 6 lugë vaj kokosi dhe 3 lugë kripë dhe gjithçka përzieni mirë.

Vendosja e pilingut:

Para dushit, me një brushë me fibra natyrale, “në të thatë” fërkoni hapësirat me celulit për ta përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe ta përgatisni lëkurën që të thithë përbërësit e pilingut. Gjatë dushit me lëvizje të buta e vendosni pilingun. Sa më shumë të bëni masazh, rezultatet do të jenë më të mira: kafeina nga kafeja nxit qarkullimin e gjakut dhe në masë të madhe e shtrëngon lëkurën, kokrrat e kripës përshpejtojnë punën e vaji i kokosit do ta ushqejë dhe zbutë lëkurën.

Komento