Ja perse ju bien floket

Ja perse ju bien floket

Rënia e flokëve është një fenomen nga i cili prekemi të gjithë, veçanërisht me fillimin e stinës së vjeshtës.

Zakonisht mund të bien rreth 100-150 flokë në ditë, por me ndryshimin e stinës, mesataren e ulët të lagështirës, erën dhe ushqyerjen e paekuilibruar, ky fenomen mund të shtohet.

Duke pohuar se kjo është një situatë kalimtare dhe stinore, specialistët theksojnë se flokët e rënë zëvendësohen gjatë stinës së dimrit pas ambientimit të trupit me të ftohtin.

Rënia e flokëve mund të lidhet edhe me faktorët gjenetikë, por ekzistojnë dhe faktorë të tjerë të cilët ndikojnë.
Këto janë sëmundjet e gjëndrave tiroidale, shtatzënia, periudha pas menopauses, diabeti, mungesa e hekurit, biotinës, proteinave, zinkut, çrregullime të ushqyerjes si dietat me kalori të kufizuara, kontraceptivët, disa ilaçe me dozë të lartë të vitaminës A, anemia, ndërhyrjet kirurgjikale, kanceri, sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet infektive, stresi, boja e flokëve dhe permanenti.

Krahas kësaj edhe piastrimi i shpeshtë dhe mbledhja e fortë ndikon në rënien e flokëve./ikub/

Komento