Ja pse duhet të flini me flokët bisht

flokJa pse duhet të flini me flokët bisht

flokJa pse duhet të flini me flokët bishtKy model ju ndihmon shumë me flokët tuaja.I keni parasysh përpjekjet për disa onde më shumë përmes modeleve të çuditshme të flokëve ndërsa flinim.

Kur e pamë që as me to kaçurrelat nuk funksionuan, provuam të flinim me flokët e lëshuar duke u përballur me një rrëmujë të vërtetë mëngjesin e nesërm.

Ndaj mënyra më e mirë se si t’i mbani flokët tuaj gjatë gjumin është bishti-topuz dhe ja pse.

Duke fjetur me një topuz të lirshëm në kokë, kjo nuk i lejon flokët tuaja të ngatërrohen gjatë natës.

Ky model e bën më të lehtë krehjen e flokëve në mëngjes sepse ato nuk janë fërkuar me jastëkun tuaj, këshillon Anabel. Por jo vetëm kaq!

Kjo mënyrë e stilimit të flokëve mund të shtojë gjithashtu volumin në flokë si dhe të sigurojë disa onde të lehta pa ndihmën e piastrës, duke evituar kështu edhe dëmtimin e tyre. /Telegrafi/

Komento