Ja pse duhet të konsumoni krunde

Ja pse duhet të konsumoni krunde

Ja pse duhet të konsumoni krundeKonsumimi i krundeve mund të shkaktojë fryrje të barkut dhe gazra, megjithatë benefitet e tyre janë të shumta. 

Njerëzit që konsumojnë drithëra me përmbajtje krundesh shkojnë në tualet më shpesh dhe më thjeshtë, në krahasim me ata që konsumojnë drithëra të zakonshme, këta të fundit shpesh ndihen më të fryrë dhe më të lodhur.Ky rezultat ka dalë nga një studim i fundit i bërë nga një grup shkencëtarësh danez, të cilët kanë analizuar dy grupime njerëzish, në lidhje me konsumin e krundeve në dietat e tyre ushqimore.

Studiuesit kanë vënë re që grupi, i cili përfshinte rregullisht në regjimin e tyre ushqimor, produkte me krunde, si buka, makaronat, orizi, etj, kishin një rezultat më të mirë në tretje. Këta individë vërtet kishin edhe efektin e gazrave, por për mjekët kjo është një shenjë e mirë, që ju po ushqeheni shëndetshëm, ka njoftuar Dailymail.

Studimet e mëparshme kanë treguar se drithërat mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, të diabetit dhe ndihmojnë në mbajtjen e trupit në formë.

Komento