Ja pse ju bien vetullat

vetullat

vetullatShkaku më i shpeshtë është ajo që quhet Alopecia, një sëmundje autoimune ku organizmi prodhon antitrupa ndaj folikulit të qimes duke shkaktuar rënien e saj.

Zakonisht Alopecia lokalizohet në pjesën e flokëve por mund të preki edhe qimet e trupit dhe të fytyrës.
Nëse rënia e vetullave ka si shkak Alopecine mundësia për tu rritur sërish është e madhe megjithëse mund të dojë një kohë të gjatë.

Ndër mjekimet e kësaj gjendje mund të jenë injeksionet me kortizonik në zonat e rënies,mjekimi lokal,fototerapi etj. Shkaqet e tjera janë ato gjendje të organizmit që cojnë në një shtim të rënies së flokëve dhe të qimeve si dhe ngadalësimin e zëvendësimit me qime të reja fenomen i njohur si Telogen effluvium.

Disa nga këto gjendje janë: Stresi (ku përvec efekteve te drejtperdrejta në organizëm bëhet shkak edhe për Trikotilomanine ose shkulja e pavetëdijshme e flokëve ,qerpikeve apo vetullave) Infeksionet e rënda, gjendjet gripale, ethet, sëmundje të tiroides, crregullimet hormonale, mungesa e hekurit, dietë e varfër në disa vitamina dhe në protein.

Komento