Ja pse këto produkte s’duhet t’i lini anash

Ja pse këto produkte s’duhet t’i lini anash

Ja pse këto produkte s’duhet t’i lini anashEdhe pse nuk është e mundur për t’i parandaluar të gjithë shkaktarët e inflamacioneve, mund të përpiqeni për t’i zvogëluar simptomat e tyre.

Me kalimin e moshës sistemi ynë imunitar dobësohet gradualisht dhe inflamacionet janë më të zakonshme, por kjo nuk do të thotë që duhet të rrimë duarkryq dhe t’i dorëzohemi viteve, por kjo duhet të shërbejë si motivim për të filluar të ushqyerit e shëndetshëm. Thjesht, zëvendësoni ushqimet e përpunuara dhe alkoolin me ushqim që parandalon ose redukton inflamacionet.

– Salmoni: Salmoni do t’ju ofrojë një dozë të mirë të acideve yndyrore omega-3, e cila do të zvogëlojë inflamacionin nga i cili vuani, si dhe mundësinë për kancer, sëmundje të zemrës, astmës etj. Nëse nuk mund të merrni salmon, janë të mira edhe skumbri, sardelet dhe tuna.

– Rrepa: Rrepa nuk është ushqimi më popullor në tavolinat tona, por sigurisht që duhet ta konsumojmë më shpesh. Rrepa ul presionin e gjakut, forcon qëndrueshmërinë dhe në sajë të përbërjes kimike të betainës, zvogëlon inflamacionin. Rrepa është e mirë dhe në formë të lëngut, shkruan ‘Zeri’.

– Domatet: Domatet janë përplot me antioksidues likopen. Gatimi i domateve rrit efektet e mira të këtij kompleksi kimik. Nëse ju pëlqen ushqimi djegës, ju mund të përdorni edhe specat djegës që kanë veti të ngjashme.

– Bajamet: Sikurse peshqit, bajamet janë përplot omega-3 dhe vitaminë E që është e mirë për nyje dhe mbron trupin nga infeksionet.

Komento