Ja pse i mbyllim sytë kur puthim

6

6Psikologët nga Universiteti “Royal Holloway” kanë treguar se truri nuk është në gjendje që të kryej kombinime të ndryshme vizuale dhe të përshtatë të gjitha ndjenjat gjatë puthjes.

Më herët thuhej se njerëzit i mbyllin sytë kur puthen për shkak se shikimi nuk mund të fokusohet në diçka kaq të afërt si fytyra e personit tjetër.

Por, shkencëtarët kanë tërhequr këtë teori, dhe kanë zbuluar se truri nuk është në gjendje që t’ia del me kombinimin e të dhënave vizuale dhe ndjenjën e prekjes gjatë puthjes, transmeton Gazeta Expres.

Psikologët nga Universiteti “Royal Holloway” në Londër demonstruan se kryerja e detyrave të ndryshme vizuale redukton aftësinë e njeriut për të kuptuar prekjen.

Kjo mund të shpjegohet edhe me atë se kur na vibron celulari nuk mund ta vërejmë atë përderisa jemi duke shikuar dikë në fytyrë.

Studimi sugjeron se në mënyrë që të fokusohen në ndjenjat e të prekurit, njerëzit instinktivisht i mbyllin sytë kur puthin. /Gazeta Express

Komento