Ja sa duhet të prisni në marrëdhënie për t’u martuar

5

5Në ditët e sotshme, martesa ka marrë një rol frikësues në shoqëri, për shkak të ndarjes.

Një antropolog dhe një ekspert i sjelljes njerëzore në Universitetin e Indianas, Helen Fisher, që ka kaluar dekada duke studiuar aspekte të ndryshme të dashurisë, ka treguar se sa gjatë duhet të prisni, para se të martoheni.

Ai thotë se duhet të prisni deri në dy vite para se të martoheni, në mënyrë që të keni një martesë më të lumtur dhe më të gjatë, transmeton Gazeta Express.

Frika nga divorci po bën që çiftet të kalojnë më shumë kohë së bashku, para se të provojnë martesën.

Kjo është një gjë e mirë, thotë Fisher, pasi që çiftet nuk duhet të nguten që menjëherë posa të bien në dashuri të hynë në martesë.

Kjo për shkak se një pjesë e trurit, që është përgjegjëse për dashurinë, mund të shkaktojë ndjenja false, të cilat mund të pushojnë më pas, duke çuar në një divorc.

Kështu, më mirë është të prisni deri në dy vite, dhe më pas të martoheni.

One Comment

  1. […] post Ja sa duhet të prisni në marrëdhënie për t’u martuar appeared first on […]

Komento