Ja se si të dukeni më bukur

Ja se si të dukeni më bukur

Nëse lëkura juaj qërohet, përgatitni një piling prej dy lugëve me kripë deti dhe katër lugëve me vaj ulliri.

Me lëvizje qarkore fërkojeni lëkurën me masën e fituar, fytyrën shpëlajeni mirë dhe thajeni me një peshqir duke shtypur butë lëkurën tuaj. Pas kësaj nuk do të keni nevojë për krem sepse substancat minerale nga uji i detit pastrojnë lëkurën, ndërsa falë vajit të ullirit, lëkura më gjatë do të duket e lëmuar dhe e butë.

Qeskat e errëta nën sy janë me të vërtetë një problem serioz, por edhe ato mund ti largoni në mënyrë të shpejtë dhe efikase. Vendosni në pjesën për ngrirje të frigoriferit dy lugë metalike, ndërsa pas pesë minutash vendosni ato në kapakë në mënyrë që shoku nga të ftohtit të lirojë gjëndrat limfatike dhe në këtë mënyrë të mënjanojë qeskat e shëmtuara nën sy.

Disa madje pohojnë se për këtë problem të bukurisë mjaftojnë dy rrotëza të mollës dhe ti vendosni ato në kapakë të syrit. Acidet e pemës ndikojnë në reduktimin e ngjyrës së zezë rreth syve dhe njëkohësisht ushqejnë lëkurën tuaj me vitamina A dhe C.

Ndihma më e mirë për lëkurën e dehidruar është maska shtëpiake nga mjalti sepse sheqeri i qumështit ndihmon për lagështinë e lëkurës dhe reduktimin e rrudhave. Përzini dy lugë mjaltë me dy lugë krem (shllag). Pas dhjetë minutash shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët dhe do të dukeni më të freskët se kurrë.

Për dukje të bukur dhe rinore të lëkurës shumë femra betohen në një tretman të lirë të bukurisë. Kohë pas kohe lyejeni lëkurën tuaj me vaj të ngrohtë ulliri. Në fakt, vitaminat A, C dhe E, të cilat gjenden në vajin e ullirit rigjenerojnë qelizat e lëkurës dhe parandalojnë formimin e rrudhave dhe plakjen e përshpejtuar të lëkurës.

Acidet e buta të cilat gjenden në portokall me sukses do të mënjanojnë qelizat e vdekura të lëkurës dhe do të tërheqin poret e zgjeruara nëse fytyrën e fërkoni lehtë me një pjesë të kësaj peme të pasur me vitamina. Për thonj të bukur nuk keni nevojë të shkoni në sallon sepse preparatin mund të bëni edhe në shtëpi.

Mënjanoni llakun e thonjve nëse keni, dhe më pas thonjtë lëmoni me lëng limoni. Ai do të zbardhë thonjtë tuaj dhe do t’u japë freski dhe forcë. Nëse doni të keni flokë që shkëlqejnë, përzini pak uthull molle me ujë (1:3).

Pasi që të lani flokët, shpëlajini me këtë përzierje dhe me ujë të ftohtë, ndërsa nëse ju pengon era e njohur e uthullës së mollës, i shtoni përzierjes disa pika vaji aromatik. Nëse keni probleme me buzë të çara, lyeni ato me mjaltë! Momentalisht do t’u ofroni kujdesin e duhur dhe do të jenë si të rilindura.

Soda e bikarbonatit është një zgjidhje e duhur për dhëmbë të bardhë. Çdo gjë që ju duhet është pak sodë dhe pak kripë. Pastroni dhëmbët me këtë përzierje dhe dallimi do të jetë i dukshëm.

One Comment

  1. keto keshilla jane me te vertete nje ndihme e madhe per vajzat qe te duken sa me rrezellitese.ju faleminderit

Komento