Ja sekreti për t’u dobësuar shpejt

Ja sekreti për t’u dobësuar shpejt

Ja sekreti për t’u dobësuar shpejtKur ju nisni një dietë shpesh lini shumë ushqime mënjanë. Studime e reja kanë treguar se, nëse duam të dobësohemi nuk është e nevojshme të heqim dorë nga çokollata, djathi dhe vera.

Profesor Tim Spector nga “King ‘s College” në Londër thotë se këto ushqime ndihmojnë të grumbullohen më tepër “baktere të mira” në trupin tonë, të cilat na ndihmojnë të qëndrojmë elegantë.

Sipas tij sekreti për një dietë të suksesshme është të konsumosh një gamë të gjerë të ushqimeve. Profesori thotë se vera, djathi dhe çokollata, ishin të gjithë të mira në promovimin e baktereve të shëndetshme të zorrëve.

Hulumtimet e fundit gjithashtu kanë zbuluar se ushqimi me produkte “junk” vret bakteret në stomak, që mbrojnë kundër problemeve shëndetësore të tilla si obeziteti, diabeti, kanceri, sëmundje të zemrës dhe kushtet inflamatore të zorrëve.

Komento