Ja shkalla e parë e depresionit

Ja shkalla e parë e depresionit

Ja shkalla e parë e depresionitDepresioni diagnostifikohet shumë vështirë e sidomos në fazën e parë. Sa më shumë të vonoheni në trajtimin e depresionit aq më shumë thellohet ai dhe është më vështirë të shërohet.

Personi që ka rënë në depresion, shfaq një përkeqësim të humorit dhe humbje të interesit kundrejt jetës. Entuziazmi për aktivitetet që njëherë e një kohë i konsideronte të rëndësishme, është shuar. Personi në fjalë humbet shpresën se gjërat do të përmirësohen; mendimet i shkojnë shpesh te vdekja dhe vetëvrasja.

Pushtohet nga një ndjenjë faji, asgjë nuk i duket e denjë për të jetuar. Gjithashtu vërehen ndryshime në oreks dhe si pasojë rënie nga pesha. Ka nga ata persona të cilëve oreksi u pakësohet, ndërsa të tjerëve që u ndërpritet menjëherë. Mund të verifikohen të vjella, diarre, pagjumësi, lodhje. Efektet

Përballja me jetën e përditshme, është tepër e lodhshme dhe e mërzitshme. Depresioni mund të ndikojë në punë, në kohën e lirë, por edhe në raportet me personat që i rrethojnë këta persona të depresionuar. Rrezikohet përqendrimi dhe aftësia për të marrë vendime, humbet interesi për aktivitetet e ndryshme që një herë e një kohë konsideroheshin argëtuese, përfshi këtu edhe seksin.

Depresioni sezonal lidhet me ndryshimet e kohës. Përmirësohet në verë dhe përkeqësohet në dimër, kur ditët janë më të shkurtra. Rreth 3 për qind e popullsisë në Amerikë vuan nga ky shqetësim dhe këta persona jetojnë kryesisht në Veri. Depresioni pas lindjes shfaqet kryesisht pas sjelljes në jetë të një fëmije dhe prek tri në katër nëna, por në 12 për qind të rasteve sëmundja bëhet akute. Depresioni nuk shfaqet vetëm te të rriturit, ai prek edhe fëmijët, duke ndikuar në aftësinë e tyre për të luajtur dhe për të krijuar miqësi me bashkëmoshatarët. Është shumë i ngjashëm me depresionin që prek të rriturit dhe nëse nuk kurohet mund t’i shtyjë të vegjlit deri në vetëvrasje.

Komento