Ja si ta kuptoni se keni mungesë hekuri ne gjak

Ja si ta kuptoni se keni mungesë hekuri ne gjak

Ja si ta kuptoni se keni mungesë hekuri ne gjakRreth 9% e grave vuajnë nga mungesa e hekurit, por kjo shifër është më e lartë tek gratë të cilat kanë aktivitet të shtuar fizik. Kini parasysh shenjat e mëposhtme të cilat tregojnë për mungesën e hekurit në organizmin tuaj.

– Lodhja: Trupi përdor hekurin për të krijuar hemoglobinën, rruazat e kuqe të gjakut që mbartin oksigjenin. Kur keni mungesë të qelizave të shëndetshme të gjakut, do të ndiheni të lodhur.
– Vështirësi në përqendrim: Sinteza e neurotransmetuesve mund të jetë e ndryshme tek personat me mungesë të hekurit, duke çuar në funksionalitete më të ulëta se sa normalja.
– Apatia: Një tjetër pasojë e kësaj sinteze është apatia ndaj asgjëje dhe gjithçkaje; mjedisit, miqve, familjes dhe punës.

– Vështirësia në frymëmarrje: Kjo gjë mund t’ju ndodhë edhe nëse ushtroheni në palestër ose jeni duke ecur. Në qoftë se nuk keni mjaftueshëm hekur në gjak, trupi ndihet i uritur për oksigjen.
– Vështirësi gjatë stërvitjeve të përditshme: Ndieni vështirësi për të kryer të njëjtin numër ushtrimesh si disa javë më parë edhe pse nuk e keni ndërprerë stërvitjen? Nivelet e ulëta të hekurit, mund t’ju shkaktojnë rënie të fuqisë.
– Muskuj të lodhur: Në qoftë se bëni tërheqje muskulore në palestër dhe dhimbjen më pas e ndieni më gjatë se zakonisht, do të thotë që mungesa e hekurit privon aftësinë e muskujve për t’u ripërtërirë shpejt dhe dhimbja do të zgjasë.
– Ngjyra e zbehtë e pazakontë e lëkurës: Një dukje e tillë mund t’ju shkaktohet nga qarkullimi i reduktuar i gjakut dhe zvogëlimi i numrit të rruazave të kuqe të gjakut, gjë e cila vjen si pasojë e mungesës së hekurit.

– Thonjtë e brishtë: Një nga pasojat e mungesës së hekurit në gjak mund të vërehet në thonjtë, të cilët bëhen më të hollë dhe thyhen lehtë. Edhe forma konkave ose e lugët e thonjve është tregues i një fakti të tillë.
– Infeksionet e shpeshta: Nëse sëmureni shpesh, veçanërisht kur keni probleme me frymëmarrjen, mungesa e hekurit mund të jetë një ndër shkaktarët.
– Ngjyra e kuqërremtë në urinë: Kjo mund të ndodhë kur konsumoni disa ushqime që mund të ndikojnë që urina juaj të merr ngjyrë të kuqe. Tek disa persona me mungesë hekuri, kjo shkaktohet nga rritja e absorbimit të disa pigmenteve nga zorrët.
Nëse vëreni se i keni shenjat e mësipërme, mos nguroni të vizitoni mjekun tuaj.

– Ushqimet që përmbajnë hekur: Për të mbajtur një nivel normal të hekurit në organizëm, e vetmja mënyrë është të hamë ushqime të pasura me hekur. Kjo do të na ndihmojë të qëndrojmë larg anemisë, të jemi të fortë e të shëndetshëm. Perimet jeshile si spinaqi e brokoli janë më të njohurat për përmbajtje hekuri. Po ashtu edhe fasulet, rrënjët e rrepave dhe panxharit, bizelet, patatet, majdanozi, shpargu, lakrat, shalqiri, misri, lakra e kuqe, etj./Zëri/

Komento