Ja si ta ndalni rrjedhjen e hundës gjatë gripit

Ja si ta ndalni rrjedhjen e hundës gjatë gripit

Ja si ta ndalni rrjedhjen e hundës gjatë gripitQarkullimi i mirë i gjakut organizmit i siguron mbrojtje më të lehtë prej sëmundjeve. Pikërisht për këtë, masazhi ndaj pikave të caktuara mundet të ndalojë rrjedhjen e hundës gjatë ftohjes.

Disa mjekë botërorë sugjerojnë këto masazhe: Përcilleni linjën e vetullave, pika të cilën e kërkoni gjendet menjëherë sipër fillimit të hundës. Në të dy anët e fytyrës gjenden pika simetrike. Bëhet fjalë për ndarjet mezi të dukshme rreth dy centimetra nga fundi i këndeve të vetullave. Ju bëni presion njëkohësisht, transmeton gazeta Kosova Sot.

Po ashtu, dy pika simetrike gjenden në fillim të hundës, pranë këndit të syve. Po ashtu, duhet t’ju bëni masazh njëkohësisht. Pika simetrike gjenden edhe rreth gjysmë centimetri larg hundës. Të gjitha pikat e përmendura duhet prekur me majat e gishtërinjve për nga një minutë. Bëni presion fort, por jo derisa të ndjeni dhimbje. Është i rëndësishëm ndjenja e presionit. Rrjedhja e hundës duhet të ndalojë që pas rrethit të parë të masazhit. Përsëriteni disa herë në ditë.

(Kosova Sot)

Komento