Ja si ta ulni nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak

Ja si ta ulni nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak

Ja si ta ulni nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve në gjakReduktimi i peshës trupore, aktivitetet fizike, ushqimi i shëndetshëm dhe konsumimi i pijeve shëruese si algat e detit qepa e bardhë, artiçoket, ananasi, janë masat të cilat duhet t’i merrni për ta rregulluar nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak.

Kolesteroli

Organizmi e prodhon vetvetiu, por e sjell edhe përmes ushqimeve me prejardhje të kafshëve. Përqendrimi i tepërt i kolesterolit të keq dhe ulja e vlerave të kolesterolit të mirë paraqesin rrezik të lartë për t’u shfaqur sëmundjet kardiovaskulare.

Trigliceridet

Trigliceridet janë yndyra që merren përmes ushqimit. Gjithçka që konsumojmë më shumë se që trupi ka nevojë shndërrohet në trigleciride dhe dhjamë në formë të shtresave dhjamore.

Masat parandaluese

Niveli i shtuar i kolesterolit në gjak shfaqet si pasojë e kequshqyerjes, mbipeshës, si dhe mungesës së aktiviteteve fizike, prandaj shërimi duhet të fillojë duke ndryshuar shprehitë jetësore përmes një diete që juve ju shkon për shtati.

Komento