Ja si të kuroni reumatizmën

Ja si të kuroni reumatizmën

Ja si të kuroni reumatizmënKur është fjala për reumatizmën, mund të themi se cilësohet ndryshe edhe si sëmundja e moshës së tretë dhe ka lidhje të ngushtë me vendbanimin e personave të prekur.

Sipas specialistëve, kjo sëmundje në vendin tonë është shumë e përhapur, kryesisht për shkak të klimës dhe kushteve të punës dhe banimit. Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë janë barishtet.

Kur një person preket nga reumatizma, do të thotë se sistemi imunitar i organizmit ka filluar të sulmojë krahas baktereve dhe viruseve edhe qelizat normale. Një studim i ri i kryer nga qindra amerikane për parandalimin e sëmundjeve tregon se reumatizma përbën një problem kryesor për ata që punojnë.

Mjekët analizuan të dhënat e një ankete në shkallë kombëtare dhe panë se 1 në çdo 3 persona me reumatizëm ndeshet me vështirësi kur punon kjo për arsye të dhimbjeve që kjo sëmundje shkakton në trupin e njeriut.

Personat që kryejnë punë të njëjtë si sekretaret që përdorin vazhdimisht makinë shkrimi ose punëtorë të industrisë mekanike e të tjerë janë më shumë në rrezik të preken nga reumatizma pasi çdo ditë kryejnë të njëjtat lëvizje të sforcimit të kyçeve të gishtave ose duarve.

Shkencëtarët thonë se orare të ndryshme pune, mjedise të përshtatshme pune dhe nxitja e kryerjes së ushtrimeve fizike mund t’i ndihmojnë këta njerëz të ndjejnë më pak dhimbje.

Ata që vuajnë nga reumatizmi e dinë mirë se antiinflamatorët,që shërbejnë për të lehtësuar dhimbjen, shkaktojnë dëmtime në stomak e në veshka. Kështu, duke u munduar që të mjekojnë një sëmundje, shkaktojnë një tjetër.

Si ta kurojmë reumatizmën

1- Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore

2- Merrni herë pas herë, (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë

3- Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta

4- Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites

5- Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile

6- Përdorni ujë mineral

7- Hani sa më shumë fruta më vitaminë C dhe A

8- Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol, ose medikamente të tjera për përmbajtje paracetamoli.

Komento