Ja si t’i ngjyrosni majat e flokëve

Ja si t’i ngjyrosni majat e flokëve

Ja si t’i ngjyrosni majat e flokëveTendenca e majave të flokëve të ngjyrosura, është një trend i cili u përhap me shpejtësi. Në dhjetë vajza, nëntë prej tyre me siguri do t’i kishin flokët e lyera në këtë mënyrë.

Dikush në parukieri, dikush tjetër në shtëpi, sërish ishte një shpenzim në të dyja format pasi paguanin parukiere, por nga ana tjetër në shtëpi u nevojitej boja e flokëve.

Por, mësoni tani një formulë të thjeshtë se si t’i ngjyrosni flokët tuaj vetëm me dy përbërës, pa pasur nevojë të shpenzoni para.

Ju nevojiten:

3 esenca për lëngje (Zgjidhni ngjyrën sipas dëshirës)

4 gota ujë

Përgatitja:

Hidhni tre pako esenca të cilat përmbajnë ngjyrën e dëshiruar, sipas një fruti që keni përzgjedhur vetë.

Më pas shtoni ujin dhe përziejeni atë me një lugë.

Vëreni në të ziejë në një në temperaturë të lartë pasi duhet që përzierja të vlojë sa më shpejt.

Kur përzierja të marrë valë, largojeni nga zjarri dhe zhysni në tenxhere majat e flokëve duke i lënë përreth 8-10 minuta.

Në fund, lajini flokët si zakonisht dhe shikoni rezultatin final.

Komento