Ja vetitë ushqyese të kërpudhave

Ja vetitë ushqyese të kërpudhave

Ja vetitë ushqyese të kërpudhaveKërpudhat përmbajnë pak kripë, yndyrë, kolesterinë dhe kalori. Një filxhan kërpudha përmban vetëm 15 kalori, 0 gram yndyrë, 2.2 gramë të proteinave dhe 2.3 gramë karbohidrate. Edhe pse ekzistojnë lloje të ndryshme të kërpudhave, vetitë e tyre ushqyese janë mjaft të ngjashme.

Kërpudhat janë një burim i begatshëm i vitaminës B kompleks. Ato janë gjithashtu burimi i vetëm bimor i vitaminës D. Ato ofrojnë disa lloje të mineraleve, konsumimi i të cilave mund të jetë i vështirë për t’u plotësuar duke përdorur dietë normale. Ato janë seleni, kaliumi, bakri, hekuri dhe fosfori.

Kërpudhat përmbajnë edhe kolinë, një komponentë e nevojshme për gjumë adekuat, funksionim të duhur të muskujve, kujtesë dhe përqendrim.

Parandalimi i diabetit
Studimet kanë treguar se konsumi i rregullt i kërpudhave mund të ndihmojë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Shkencëtarët kanë konstatuar se konsumimi i kërpudhave mund të ndihmojë në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak tek diabetikët dhe zvogëlimin e nevojës për ilaçe.

Shëndeti i zemrës
Fibrat, kaliumi dhe vitamina C e ndihmojnë shëndetin kardiovaskular. Kërpudhat janë një burim i shkëlqyer i kaliumit, dhe përmbajnë aq kripë sa nevojitet që kaliumi të mund të veprojë dhe të ndihmojë në rregullimin e niveleve të shtypjes të gjakut dhe ta zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Imuniteti
Studimet kanë treguar se seleni mund ta forcojë sistemin imunitar dhe ta promovojë luftën kundër llojeve të ndryshme të infeksioneve. Seleni mund ta gjejmë në kërpudha, ndërsa disa studime kanë treguar se mund të ndihmojë në luftën kundër qelizave të kancerit.

Kontrolli i peshës së trupit
Fibrat dietike e luajnë një rol të rëndësishëm në kontrollin e peshës së trupit dhe punën e sistemit të tretjes. Kërpudhat janë një burim i shkëlqyer i fibrave dietike, të cilat do ta reduktojnë lirimin e hormonit të urisë, ghrelinën, dhe e mbajnë për një kohë të gjatë ngopjen dhe kështu ndihmojnë në zvogëlimin e numrit të kalorive.

Komento