Ja zgjidhja për qimet nën lëkurë

Ja zgjidhja për qimet nën lëkurë

Ja zgjidhja për qimet nën lëkurëRritja e qimeve nën lëkurë është një problem i lidhur direkt me heqjen e qimeve të padëshiruara dhe mund të ndikojë në të dyja gjinitë, si tek burrat ashtu dhe tek gratë.

Kjo gjendje çon në një proçes inflamator dhe në rastin më të keq, mund të çojë në shfaqjen e cistiteve të pakëndshme.
Tek burrat, për shembull, mund të fokusohet në fytyrë, ndërsa tek gratë, kryesisht, tek këmbët dhe zonat delikate.

CILËT JANË SHKAKTARËT?

Në rastin e DEPILIMIT ME BRISK, për shembull, qimet që rriten përbrenda mund të kenë shkaktar drejtimin e gabuar të briskut apo stresin e vazhdueshëm që pëson lëkura nga depilimi pothuajse i përditshëm.

Në rastin e DEPILIMIT ME DYLL, çrregullimi i daljes së qimes ndodhpër shkak të mungesës së pastrimit adekuat të lëkurës: poret janë të mbyllura dhe qimet nuk kanë mundësi të dalin jashtë. Shpesh, përdorimi i kremave ose losioneve kozmetikë nuk lejojnë poret të marrin frymë dhe stimulojnë fillimin e problemit.

KREMAT DEPILATOR nuk i largojnë qimet nga rrënja, por thjesht dobësojnë strukturën, duke e bërë më të lehtë rritjen e qimes nën lekurë. Kimikatet e përdorura irritojë lëkurën, duke favorizuar inflamacionin.

CILAT JANË ZGJIDHJET?

Në shumicën e rasteve, trajtimi i qimeve që rriten nën lëkurë është i thjeshtë dhe pa dhimbje. Megjithatë, duhet t’i kushtohet vëmendje nëse problemi është më serioz dhe shfaqet infeksioni i lëkurës apo edhe ndonjë cist. Në këto raste duhet të shkoni tek një specialist, i cili do t’ju japë zgjidhjen më të mirë për të larguar problemin.

Ekistojnë disa mënyra natyrore, që preferohen të përdoren në rastet e rritjes së qimeve nën lëkurë.

Zgjidhja e parë dhe e thjeshtë është mekanike: heqja e qimeve me anë të piskatores. Fërkoni lëkurën duke përdorur dorëza të veçanta që largojnë qelizat e vdekura pa irrituar lëkurën dhe duke lejuar qimen të dalë dhe të hiqet me piskatore. Është e rëndësishme të zgjidhni dorëza ose sfungjer të bërë nga materialet natyrore, të cilat nuk shkaktojnë abrazione të lëkurës.

Bëni skrab pastrues natyror që ka efektin e heqjes qelizave të vdekura të lëkurës dhe lehtëson daljen e qimeve që kanë hyrë në lëkurë. Skrabi, jo vetëm që riaktivizon mikroqarkullimin por dhe favorizon largimin e lëngjeve të tepërta.

Vaji i bajameve është gjithashtu një zgjidhje shumë e thjeshtë. Masazhoni zonën me ujë të ngrohtë dhe vaj bajame për të zbutur lëkurën, për ta pastruar, për të hapur poret dhe të lehtësoni daljen e qimeve.

Komento