A jemi të vetëdijshëm për helmet në mjetet për kujdes dhe pastrim personal

4

4Mjetet kimike për pastrim kanë përbërës kimik, emrat e të cilëve mezi i lexojmë mbrapa dhe nuk e dimë se cili është qëllimi i tyre. Ajo çka është e përbashkët për shumicën e këtyre përbërësve është që nuk janë natyralë dhe që ndotin natyrën dhe helmojnë njerëzit.

Askush më nuk mendon në atë se si gjyshet tona dikur i kanë mbajtur shtëpitë e pastra, dhe i kanë mbajtur të pastra me përbërës të pastër si uthulla, alkooli për pastrimin e plagëve, soda e bukës, acidi citrik dhe kripa, transmeton Koha.net. Në kohërat e reja, në internet ka shumë receta se si të përzihen mjetet personale për pastrim të cilat janë jotoksike, të lira dhe që me siguri i kemi në kuzhinë.

Uthulla është e njohur si dezinfektuese sepse ngadalëson rritjen dhe vret mikroorganizmat, është largues i shkëlqyeshëm i yndyrës, frenon rritjen e mykut dhe shkrin shtresat minerale të krijuara nga uji.

Alkooli (70 për qindësh) është antiseptik i njohur për dezinfektimin e lëkurës i cili vret edhe bakteret e zakonshme në shtëpi.

Soda e bukës është lehtësisht abrazive dhe e njohur si mjet për zbutjen e ujit të fortë, ndihmë gjatë pastrimit e gypave (në kombinim me uthullën) dhe zbardhues i lehtë i rrobave të bardha.

Acidi citrik vret bakteret, por është edhe largues i shkëlqyer i yndyrës. Zakonisht përdoret për dezinfektimin e dërrasave për prerje në kuzhinë, për pastrimin e tualeteve dhe si një nga komponentët për përgatitjen e detergjentit tuaj për makinën larëse të enëve, por është edhe shtesë e shkëlqyeshme e detergjentit për larjen e rrobave i cili parandalon zbehjen e ngjyrave.

Kripa e jodizuar vret bakteret dhe kërpudhat në sipërfaqet siç janë dushet, lavamanët, sfungjerët në kuzhinë, por ka edhe veprim abraziv. Përkundër përbërësve natyrorë të cilëve shkenca nuk u është përkushtuar sa duhet, pasojat e veprimit të përbërësve kimikë shkencëtarët i dinë shumë mirë.

Kanada në vitin 1999 e ka shpallur formaldehidin kimikat toksik, por ai ende përdoret në mjetet për kujdesin e lëkurës së fëmijëve dhe të rriturve edhe sot – për shembull, Neutrogenit, “Johnson and Johnson Baby” dhe “Clean and Clear”. Është ndaluar përdorimi i tij në disa raste në Evropë, ndërsa agjencitë ndërkombëtare për hulumtim të kancerit e quajnë kancerogjen. Por ky kimikat nuk është i vetëm, është në shoqëri me dioksinin 1,4 po ashtu kancerogjen, ndërsa të dy kimikatet lirohen nga konservanset që gjenden në produkte.

Aty janë dhe ftalatet që gjenden në ambalazhin plastik, konservanset e njohura me emrin parabene, përbërësit që japin aroma dhe triclosani (në sapunët antibakterial, pastat për dhëmbë dhe ujërat për shpëlarjen e gojës) – të gjitha kimikate që shkatërrojnë sistemin endokrin të njerëzve.

Tretja Stoddard, naftalina dhe morfolina konsiderohen tretje të rrezikshme, ndërsa materialet e kloruara mund të formojnë komponime organike të klorit të cilat mund të ruhen në qelizat e yndyrave përmes të cilave mund të hyjnë edhe në qumështin e nënës, transmeton Koha.net. Butil glikoli për shembull gjendet në shumicën e preparateve