Jeni alergjikë në qumësht? Së shpejti mund ta konsumoni pa problem

Jeni alergjikë në qumësht? Së shpejti mund ta konsumoni pa problem

Shkencëtarët nga Zelanda e Re janë duke punuar rreth një eksperimenti, i cili do t’ua mundësonte njerëzve që janë alergjikë në qumësht ta konsumojnë këtë pije.

Shkencëtarët në mënyrë gjenetike kanë modifikuar lopën e cila do të dhuronte qumështin pa beta-laktoglobulinë (BLG), proteinat e qumështit që pjesërisht shkaktojnë reaksione alergjike.

Duke përdorur procesin, i cili pengon ADN e lopës në zhvillimin e proteinës, hulumtuesit ia dolën ta zvogëlojnë gjenin BLG, që përfundimisht dhuron qumësht me më pak proteina.

Shkencëtarët së pari këtë ADN të modifikuar e kishin testuar në minj, që kishte rezultuar me 96% më pak proteina që shkaktojnë reaksion alergjik. Pas eksperimentit, në këtë qumësht nuk ishte vërejtur proteinën BLG, por kishte një tjetër proteinë më shumë, kazeinën.

Kjo paraqet problem, sepse edhe kjo proteinë shkakton reaksione alergjike. Rreth 13 deri 7% e njerëzve janë alergjikë në proteinën, ndërsa rreth 92% janë alergjikë në kazeinë, por shkakton më shumë alergji, sidomos te porsalindurit.

Komento