Jepini fund njollave në rroba, pa shpenzuar fare! Përdorni këtë lëng magjik dhe rrobat tuaja do të jenë si të reja

1

Për fat të keq sot, shumica e detergjentëve përgatiten shpesh nga petrokimikët, fenolet dhe aromat toksike. Me fjalë të tjera, shumë detergjentë larës janë kryesisht kancerogjenë, alergjikë dhe të dëmshëm për shëndetin tuaj. Këto kimikate kanë qenë prej kohësh të lidhur me dëmtimin e mjedisit.

Shumica e njerëzve e urrejnë pastrimin e rrobave. Mund të jetë i mërzitshëm, rraskapitës dhe disa njolla thjesht nuk largohen. Është shumë e vështirë për të gjetur një detergjent të mirë që nuk kushton dhe bën mrekulli me rrobat. Por, mjaft shpenzuat para me to. Ka një përbërës që përveçse kushton shumë pak, i bën rrobat tuaj të bardha dhe iu jep aromë freskie, si pranvera.

Ja arsyet e mëdha pse duhet të përdorni uthull në larjen e rrobave

1. Hidhni një gjysmë gotë me uthull të bardhë në rrobat tuaja para se t’i vendosni në lavatriçe. Uthulla e bardhë rrit fuqinë e detergjentit të rrobave, mbron ngjyrën e rrobave tuaja dhe zvogëlon çdo mbetje detergjenti pas larjes.
2. Ju mund të përdorni edhe pak uthull në vend të zbutësit të rrobave. Hidheni atë në ndarjen e caktuar të makinës larëse. Ajo siguron të njëjtin efekt si zbutësi. I vetmi ndryshim është se se nuk dëmton mjedisin dhe zbut rrobat.
3. Acidi që gjendet te uthulla e bardhë largon njollat ??e deodorantit dhe djersën nga rrobat tuaja të bardha.
4. Detergjentët në formë pluhuri lënë mbetje në rroba pas larjes dhe lëkura juaj e ndjeshme mund të acarohet.
Shtoni gjysmë gotë me uthull të bardhë te rrobat tuaja për ta parandaluar këtë.
5. Besojeni apo jo, por uthulla e bardhë neutralizon erëra të pakëndshme si tymi.