Jo lodra të tepërta për fëmijë

Jo lodra të tepërta për fëmijë

Fëmijët që kanë më pak lodra shoqërohen më lehtë, më pak grinden dhe janë më kreativë. Arsye e kësaj, siç thonë shkencëtarët amerikanë, është që lodrat e tepërta mund të vështirësojnë mësimin dhe zhvillimin.

Fëmijët që kanë më pak lodra zhvillojnë më shpejt kreativitetin e tyre.Megjithëse nganjëherë do t’i duket e mërzitshme, me kalimin e kohës do të fillojnë të përdorin imagjinatën dhe të mendojnë lojëra.

Gjithashtu, do të mësohen të zhvillojnë marrëdhënie me fëmijët e tjerë dhe me të rriturit.

Studimi ka treguar se fëmijët, të cilët në fëmijëri kanë më shumë shokë, kanë më shumë mundësi të jenë të suksesshëm në aspektin akademik dhe të jenë më të mirë në marrëdhëniet shoqërore me të rriturit. Problem tjetër që mund të paraqitet është edhe mungesa e përqendrimit.

Komento