Jo të gjithë njerëzit mund të hipnotizohen

Jo të gjithë njerëzit mund të hipnotizohen

Hipnoza gjithsesi se është një nga misteret e mjekësisë e shumicës prej nesh na intereson ta kuptojmë pse disa njerëz mund të jenë të hipnotizuar e disa të tjerë jo? Me sa duket, përgjigjja shtrihet në aftësinë tonë të vendimmarrjes.

Shkencëtarët e universitetit ‘Stenford’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbuluar se njerëzit që janë më të ekspozuar ndaj hipnozës më lehtë marrin vendime dhe kanë përqendrim më të mirë.

Hipnoza përshkruhet si trans, gjatë së cilës fytyra ka vëmendje dhe përqendrim të shtuar. Përdoret në ndihmën kundër dhimbjeve, anktheve, si dhe për kontrollin e dobive përderisa kohëve të fundit gjithnjë e më shumë përdoret për ta kontrolluar stresin.

Mjeku Dejvid Shpigel, i cili njëherësh edhe ishte udhëheqës i hulumtimeve, thotë se një e katërta e të anketuarve nuk mund të hipnotizohej.

Shpigel dhe kolegët e tij nuk kishin zbuluar kurrfarë dallimi midis strukturës së trurit të dy grupeve të nejçëve, të atyre që mund të hipnotizoheshin dhe atyre që nuk mundeshin. Mirëpo ishte vërejtur se tek njerëzit që mund të hipnotizoheshin, truri më shumë aktivizohet gjatë përqendrimit në meditim, derisa tek grupi tjetër i qetëson ata.

Komento