Ka ardhur koha e femrave “@”, janë ato që bëjnë ligjin në

Ka ardhur koha e femrave “@”, janë ato që bëjnë ligjin në

Tashmë duket se ka ikur koha e mashkullit “@”, atij që cilësohet si një lojtar dominues dhe me tipare të padiskutueshme të udhëheqjes në shtrat.

Tani është gruaja e cila e ka fituar shkronjën e parë të greke, që i jep karakterin e autoritetit dhe të komandës, sidomos në shtrat.

Me pak fjalë, seksi i dobët nuk është më i tillë ….

Një fakt i tillë është vënë në dukje në Kongresin e 14-të të Shoqërisë Evropiane për Mjekësinë seksuale, mbajtur në Milano, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ku është thënë saktësisht se në 35% të rasteve, është një grua që e fut një krizë në mashkull, veçanërisht në qoftë se të dy partnerët janë nën moshën 40 vjeç.

Hulumtimi i kryer në 4409 njerëz të moshës 18 deri 75 vjeç, të intervistuar nga 4 vende (Italia, Gjermania, Kanadaja dhe Brazili), tregoi se 13% e meshkujve vuan nga çrregullimet erektive, që i bën të mos jenë të zotët në shtrat e në këtë mënyrë, të dominohen nga femrat “@”.

“Seksualiteti ka ndryshuar në mënyrë dramatike, – vëren Francesco Montorsi, profesor i urologjisë në Universitetin e Milanos, – mjafton të shtoni se 75% e meshkujve do që të ketë seks më shpesh se 1-2 herë në javë, por vetëm 12% e tyre e arrin këtë”.

Komento