Kafeja e zvogëlon rrezikun nga vdekja

Kafeja e zvogëlon rrezikun nga vdekja

Personat më të moshuar, të cilët pinë disa filxhanë kafe në ditë, janë më pak të rrezikuar nga vdekja sesa moshatarët e tyre, të cilët e evitojnë këtë pije, thotë një studim amerikan, i cili i ka përcjellë 400 000 njerëz.

Kafja sidomos konsiderohet e dobishme për zvogëlimin e rrezikut nga sëmundjet e zemrës, pikës në tru, infeksionet, lëndimet dhe fatkeqësitë, thonë kërkuesit shkencorë në studimin e botuar në revistën “New England Journal of Medicine”.

Por, ata shtojnë se rezultatet e këtij studimi duhet të interpretohen me kujdes, ngase ende nuk dihet se cilët përbërës të kafesë janë përgjegjës për një jetë më të gjatë.

“E dimë se kafja ka ndikim në tru, prandaj është e mundur që kjo të luajë rol në zgjatjen e jetës”, thotë udhëheqësi i studimit, Nil Fridman nga Merilendi i SHBA-së, i cili shton se mund të jetë edhe që kafeja ndikon të kemi eshtra më të shëndetshëm, e si rrjedhim edhe një jetë më të gjatë. Më parë ka pasur studime me rezultate kontraverse rreth ndikimit të kafesë në shëndet.

Komento