Kafeja edhe çaji freskojnë organizmin

Kafeja edhe çaji freskojnë organizmin

Shumica e njerëzve mendojnë se çaji dhe kafeja paraqesin vetëm një pije të ngrohtë që u ndihmon të kthjellen e asgjë më shumë.

Fakti është se çaji dhe kafeja janë shumë me tepër se kaq. Ato janë një minierë e vërtetë e substancave që pozitivisht ndikojnë në shëndetin tonë. Në një gotë me këto dy pije kemi zbuluar shumë fshehtësi pozitive.

Kafeja shpejton tretjen dhe jep energji

Kafeja edhe çaji janë të njohura ngase stimulojnë sistemin nervor. Por, a e bëjnë një gjë të tillë në të njëjtën mënyrë? “Teina dhe kafeina shtojnë aftësinë e përqendrimit”, thotë biokimiku italian, Benvenuto Çestaro. “Mu për këtë arsye mund të shkaktojnë nervozë dhe pagjumësi. Mirëpo, duhet përmendur që fjala është për efekte sekondare që shfaqen vetëm tek ata persona që janë më të ndjeshëm se të tjerët në këto substanca. Ka njerëz që pas darkës konsumojnë një filxhan të madh me kafe dhe nuk kanë kurrfarë probleme me gjumin. Në mes tjerash nuk duhet harruar se kafeja përmban edhe melatoninë, hormonin i cili rregullon gjumin.

Çfarë është mirë për qarkullimin e gjakut?

Hulumtuesit nga universiteti në Boston kanë konstatuar se konsumimi i rregullt i çajit (katër gota brenda ditës) përmirëson funksionimin e enëve të gjakut. Shpjegimi fshihet në antioksiduesit natyralë që ndodhen në këtë pije që parandalojnë rritjen e qelizave që janë përgjegjëse për tkurrjen e enëve të gjakut.

Çaji ndihmon

edhe dhëmbët

Studimet më të reja tregojnë se tanini nga çaji mbron dhëmbët nga kariesi, pasi që posedon ndikim antibakterial. Pos kësaj, çaji përmban edhe polifenol, që parandalon formimin e shtresave në dhëmbë.

Çaji është minierë

me antioksidues

Sa i përket çajit, përparësitë e tij më të madhe e paraqesin antioksiduesit, ngase parandalojnë ndikimin e radikalëve të lirë. Po ashtu, ka ndikim shumë pozitiv në zorrët nëse e përziejmë me qumësht.

Kafeja përmban

antioksidues?

“Tashmë është vërtetuar se gjysmë ore pas konsumimit të kafesë në pështymë rritet përqendrimi i antioksiduesve, për të cilën mendohet se mbron mishin e dhëmbëve”, thotë Çestaro.

Për tretje,

edhe çaji edhe kafeja?

Pas ushqimit zakonisht konsumohet kafeja. Por, nëse nuk bëni një gjë të tillë vetëm se paraqet kënaqësi, por edhe që të përmirësoni tretjen, një gjë të tillë mund ta bëni edhe me çajin. /Reuters/

2 Comments

  1. cilat barna dhe ushqime qe ne zakonisht i ham nuk duhet ti perdorim nese jemi anemike dhe kafeja a eshte e demshme nese e perdorim ne mas te tepruar dhe para ushqimit ju faleminderit nese ben te me tregoni ju lutem

  2. une mendoj se qaji dhe kafeja jane dy perberes shum te mir nese dim si ti perdorim,dhe ne qfar kohe,dhe ne qfar sasie.

Komento