Kafja dhe kripa për buzë më të mëdha, limoni kundër piklave…

Kafja dhe kripa për buzë më të mëdha, limoni kundër piklave...

Maska e kokosit në mënyrë të thellë ripërtërin flokët, masazhi me vitaminën C rinon gjinjtë, ndërsa rrathët rreth syve mund të largohen tërësisht në mënyrë natyrale me kastravecët dhe qeset e çajit të gjelbër.

Në kafe në vend të sheqerit dhe kremit shtoni pak kanellë e cila shpejton metabolizmin dhe shkrirjen e yndyrave dhe për disa ditë do ta shihni veten në pantallonat tuaja të preferuara, këshillon dr. Andrew Ordon.

Edhe pse gati qysh tri dekada merret me kirurgji estetike, dr. Ordon thekson se si jeta e shëndetshme është bazë e pamjes së bukur dhe që hapet e vegjël çojnë deri te rezultatet e mëdha.

Snacks zëvendësoni me banane, ndërsa nëse jeni adhurues i ëmbëlsirave, nuk keni nevojë të hiqni dorë nga ata, por hiqeni shllagun dhe glazurën dhe mos i hani në mbrëmje. Kilogramët do t’i humbni më shpejt me ndihmën e telefonit – para çdo vakti mikes më të ngushtë dërgoni SMS për atë se çka do të hani. Ndërsa eliksiret natyror të rinisë mund t’i përgatisni edhe në shtëpi. Përveç rrafshimit të rrudhave pa botoks dhe heqje së piklave për vetëm shtat ditë mund të largoni edhe celulitin. Në vend të preparateve të shtrenjta blini paketimin e algave të detit në pluhur. Përzini pak pluhur me pak vaj ulliri, ujë dhe vaj livande dhe do të fitoni pastë jashtëzakonisht efikase kundër celulitit. Aplikojeni çdo mbrëmje, lëreni të veprojë të paktën gjysmë ore dhe celulitit dukshëm do të shkrihet.

Maska nga avokado dhe mjalti si facelift

Përbërësit: 3 lugë krem të freskët, ¼ avokado, një lugë mjaltë

Përgatitja: Në mikser përzini përbërësit. Aplikoni maskën hidratuese në lëkurë dhe lëreni të veprojë të paktën një orë dhe shpërlani me ujë të ngrohtë. Maska do t’i ndihmojë lëkurës të mbajë lagështinë dhe do të plotësojë rrudhat e vogla – lëkura do të jetë përsëri e butë dhe dukshëm më e re.

Mëngjesi me pemë kundër rrezeve UV dhe rrudhave

Përbërësit: nga gjysmë filxhani boronica, dredhëza, kokrra të shegës dhe lëng të freskët të shtrydhur nga portokalli; kivi i qëruar dhe i copëtuar, një grusht arra të prera.

Përgatitja: përzini boronicat, dredhëzat, kivin dhe shegën, hidhni lëng portokalli përsipër dhe arra. Sallata me pemë është e mbushur me antioksidantë që mbrojnë lëkurën nga diellit dhe nxisin qarkullimin dhe e mbushin me materie ushqyese.

Xheli nga tharmi than aknet dhe pastron fytyrën

Përbërit: tharmi i birrës, pak lëng të freskët nga limoni i shtrydhur, ujë

Përgatitja: Bëni pastën nga tharmi i birrës, i cili është luftëtar i shkëlqyeshëm kundër baktereve, shtrydhni një limon i cili than aknet dhe shtoni pak ujë. Aplikoni përgatitjen e freskët drejt në akne, vendin mbulojeni me leukoplast dhe lëreni që xheli të veprojë për dhjet minuta.

Bark i rrafshët me oriz integral

Kofshët e holla dhe barku i rrafshët janë ëndrra e femrave, por estrogjeni pikërisht në ato pika kritike depoziton yndyrën.

Parandalojeni me ndryshimin e ushqimit. Në meny përfshini oriz integral, pemë dhe perime të freskëta dhe ushqime të pasura me proteina. Shmangi ushqimin i cili fryn si misri dhe pasta. Qumështin e sojës dhe të lopës zëvendësojeni me të kokosit ose orizit dhe ushtroni rregullisht. Për jetë të shëndetshme është e rëndësishme dhe gjumi kualitativ, prandaj pas orës 18 mos pini asgjë çka ka kafeinë. Kur shtriheni në shtrat, harroni telefonat, videolodrat dhe TV-në sepse krevati është për gjumë. Aroma e livandës, kamomilit dhe blinit do tu ndihmojnë që më shpejtë të bini në gjumë. Flini në hapësirë të errësuar, ndërsa çdo ditë, duke përfshirë edhe vikendin, zgjohuni në kohën e njëjtë. Ndërsa, përveç jetës së shëndetshme, kyçe për bukuri, lëkuren do ta rinoni për disa vjet edhe pa shkuar te kirurgu estetik. Të gjithë përbërësit e nevojshëm për përgatitjen e tretmanit, me të cilin do të zgjidhni të gjithë të metat e imëta të bukura, nga aknet e deri te piklat e vjetra, tashmë i keni në kuzhinë prandaj qendra beauty e shtëpisë është e “dashur” edhe për buxhetin tuaj.

Pilingu nga orizi fshin pilat “tradhtare”

Përbërësit: ½ filxhan oriz të zier, një lugë e nektarit agave dhe një lugë lëng limoni

Përgatitja: përzini përbërësit dhe pilingun aplikojeni në duar të thata dhe fërkoni me lëvizje rrethore. Orizi do të largojë qelizat e vdekura, agava do të hidratojë lëkurën, ndërsa limoni do të ndriçojë piklat. Duart janë tradhtari më i madh i viteve sepse njollat e errëta në ta dëshmojnë që procesi i plakjes së lëkurës ka filluar.

Piling i butë për fytyrë nga bajamet dhe kremi

Përbërësit: 3 lugë krem i freskët, një filxhan sheqer i bardhë, 1/2 filxhan sheqer integral, ½ filxhan bajame të bluara, 2 lugë vaj ulliri.

Përgatitja: aplikoni pilingun në fytyrë të thatë dhe fërkoni lëkurën më lëvizje rrethore. Fytyrën pastaj lani me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë dhe thajeni. Mbetjen e përzierjes lëreni në kavanoz dhe ruajeni në frigorifer.

Shpejt dhe në mënyrë efikase kundër rrathëve të syve

Përbërësit: dy copa të trasha kastraveci, dy qese çaji të gjelbër

Përgatitja: Copat e ftohura të kastravecit do të freskojnë fytyrën për dhjet minuta. Për fshirjen afatgjatë të rrathëve në sy mund të vendosen qeset e ftohta të çajit të gjelbër të cilat në mënyrë natyrale ngushton kapilarët,

Regjeneratori i thellë

Përbërësit: ½ filxhan majonezë, një lugë vaj kokosi, një lugë ekstrakt kokosi

Përgatitja: Maskën aplikojeni në flokë dhe mbështillni kokën me folje plastike. Lëreni të veprojë 20-30 minuta dhe shpërlani mirë kokën. Përsërisni tretmanin njëherë në javë dhe flokët do të jenë të shkëlqyeshme dhe hidratuar.

Tonik nga borziloku për pastrimin e fytyrës

Borziloku është antiseptik i shkëlqyeshëm, mund bakteret të cilat shkaktojnë aknet dhe përmirëson furnizimin me gjak. Copëtoni tri lugë të gjetheve të thata dhe përzini në filxhan in me ujë të vluar. Ftoheni, filtrojeni dhe lëngun në shishe me pompë. Stërpikni tonikun në lëkurë dhe me vatë përhapen në tërë fytyrën. Përsëriteni çdo ditë para pastrimit të fytyrës.

Piling për buzë nga kafja dhe kripa

Buzët do të duken më të mbushura dhe më të freskëta pasi që i lironi nga shtresa e vdekur, e thatë e lëkurës. Në një tas të vogël përzini ½ lugë losioni hidratues, ¼ lugë me kafe të freskët të bluar dhe ¼ lugë kripë. Përzierjen aplikojeni në tërë zonën e buzëve dhe bëni masazh pesë minuta dhe pastaj fshini buzën me peshqir të zhytur në ujë të ngrohtë.

Masazhi i përditshëm për dekolte më të plotë

Lëkura e dekoltesë është jashtëzakonisht e ndjeshme, jo shumë elastike dhe më e hollë se lëkura e fytyrës, prandaj vitet në të shumë shpejt fillojnë të lënë gjurmë. Disa herë në ditë në atë zonë të butë dhe të ndjeshme aplikoni krem hidratues me shtesa të vitaminës C.

Komento