Kakao para stërvitjes

Kakao para stërvitjes

Pijet e pasura me përbërës nga kakao mund të jenë të dobishme edhe për personat e mbipeshë, bëjnë të ditur studimet e reja australiane.

Një hulumtim i zhvilluar në rreth 20 personat të mbipeshë të moshës 55-vjeçare ka rezultuar me uljen e presionit të gjakut për mesatarisht 14%, ndërsa vetëm komponentin diastolik deri në 68%.

Rezultatet janë vërejtur te personat të cilët kanë konsumuar pijen nga kakao (që ka përmbajtur 701 mg flavanole) dy orë para stërvitjes intensive aerobe.

Flavanolet janë antioksidues të fuqishëm të cilët përveç që kanë efekt antiinflamator dhe antikancerogjen kanë treguar se janë edhe vazodilatator dhe antihipertenzivë të fuqishëm.

Komento