Kaktusi nuk të mbron nga radiacioni

Kaktusi nuk të mbron nga radiacioni

Zakonisht kemi parë se mbi tavolinë vendoset kaktus ose pjesë e ndonjë shkëmbi, për të thithur radiacionin elektromagnetik të lëshuar nga kompjuteri.

Specialistët bëjnë të ditur se kaktusi nuk shërben për të shmangur radiacionin. Në vend të praktikimit të metodave të tilla, ata sugjerojnë që të mos flemë afër prizave apo kabllove në dhomën e gjumit.

Përpiquni të qëndroni të paktën 1 metër larg vendit, i cili është i lidhur me wireles (internet jo kabllor). Lavatriçen, mikrovalën dhe hekurin vendosini në vende jo shumë të frekuentuara. Mos e vendosni karrocën e fëmijës pas televizorit.

Komento