Kalcium dhe fosfor për dhëmbë të shëndetshëm

Kalcium dhe fosfor për dhëmbë të shëndetshëm

Ushqyerja e ekuilibruar luan rol të rëndësishëm si në zhvillimin e përgjithshëm të trupit të fëmijëve ashtu dhe në shëndetin e dhëmbëve.

Specialistët pohojnë se fëmijët duhet të konsumojnë produkte të pasura me kalcium, fosfor dhe fluor në nivele të përshtatshme në mënyrë që të kenë dhëmbë sa më të shëndetshëm.

Për një zhvillim të shëndetshëm të dhëmbëve, fëmijët kanë nevojë për një program të shëndetshëm ushqimi. Një fëmijë i cili ushqehet më shumë me karbohidrate rrezikohet nga prishja e shpejtë e dhëmbëve. Veçanërisht produktet që përmbajnë nisheste dhe sheqer janë shumë të rrezikshëm sepse ngjiten në sipërfaqen e jashtme të dhëmbit për të përgatitur zgavrën e prishjes.

Specialistët këshillojnë një konsumim sa më të pakët të frutave të thata, pijeve të gazuara, produkteve të kripura dhe atyre me sheqer, pijeve acidike etj. Në çantën e fëmijës duhet të zënë vend qumështi dhe produktet e tij. Frutat nuk duhet të ndahen në pjesë të vogla për të mos humbur vitaminat.
Nuk ekziston akoma ndonjë vaksinë apo ilaç i cili të parandalojë prishjen e dhëmbëve, por në ditët e sotme përdoren shumë lëndë që minimizojnë këtë rrezik.

në sipërfaqen e dhëmballëve krijohen zgavra të vockla. Me ndihmën e mbrojtësit fissur këto zgavra mbulohen duke parandaluar hyrjen e mikrobeve dhe mbetjeve të ushqimit në atë zonë. Mund të aplikohet tek fëmijët mbi moshën 6-vjeçare, tek dhëmbët e rinj ose dhëmballët e qumështit.

: një rrugë tjetër e parandalimit të prishjes është rritja e rezistencës së dhëmbit. Kjo rezistencë mund të arrihet me aplikimin sipërfaqësor të fluorit mbi dhëmbë.

: fëmijët duhet të mësohen që të vegjël me larjen e dhëmbëve. Krahas kësaj në çantën e fëmijës duhet të gjendet gjithnjë një furçë dhe kolinoz dhëmbësh për t’i larë ato pas ushqimit.

One Comment

  1. cfar do te ndodh nese femijes se vogel iu prishen dhembet dhe fillohen te nxihen ju lutemi a mund te na tregoni

Komento