Kanabisi shëron Kancerin?

Kanabisi shëron Kancerin?

Bima e kanabisit përmban substanca që shërojnë kancerin, kanë zbuluar Pierre Desprez dhe Sean McAllister nga California Pacific Medical Center në San Francisco.

Dy shkencëtarë kanë arritur të dëshmojnë që marihuana ndalë metastazimin e karcinomave agresive, përcjell “Huffington Post”.

Desprez tashmë 20 vjet merret me studimin e gjenit ID-1, i cili shkakton përhapjen e qelizave të kancerit në trupin njerëzor. Me vite Deprez ka tentuar të gjejë mënyrën për të ndalur metastazimin e karcionomës, por rezultatet e para inkurajuese kanë filluar të arrijnë vetëm pasi që është bashkuar me McAllister, i cili ka studiuar Cannabidiolin (CBD), substancën të cilën e përmban bimën e marihuanës.

Dy shkencëtarët kanë nisur eksperimentin për të kuptuar se në ç’mënyrë do të reagojë CBD-ja në kontakt me gjenin ID-1. Rezultatet ishin të pabesueshme. “Kemi kuptuar që Cannabidioli në fakt mund të “fikë” apo shuajë ID-1. Qelizat e kancerit janë ndalur së përhapuri dhe janë kthyer në normalitet”, tha Desprez.

“Po të kishim punuar ndaras nuk do të kishim arritur deri te ky zbulim. Prandaj bashkëpunimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për punën shkencor”, tha Desprez, duke shtuar që mezi ka pritur të fillojë me testet klinike, pasi që testet laboratorike dhe testimet në kafshë kanë dhënë rezultatet më shumë se të kënaqshme.
Komuniteti mjekësor për hulumtimet e Desprez dhe McAllister për herë të parë ka dëgjuar në vitin 2007. Ndërkohë kanë arritur edhe përparime të dukshme, duke kuptuar që trajtimi me CBD më së shumti mund të ketë suksese te lloji i karcinomave të cilat konsiderohen më së shumti agresive, si tumori në tru ose kanceri i prostatës, ku shënohen nivele të larta të ID-1.

Fatkeqësisht, për të qenë trajtimi i suksesshëm, nuk do të jetë e mjaftueshme vetëm të ndizet jointi. Me marrjen e marihuanës nuk mund të futen në trup sasi të CBD-së të cilat do të ishin të mjaftueshme për t’u ndalur përhapja e karcinomës. Në testet me kafshë Desprez dhe McAllister kanë përdorur injeksione me koncentrat të CBD-së, ndërsa janë duke u përpjekur të bëjnë edhe tabletën.

Momentalisht janë duke punuar në sintetizimin e kësaj substance, për ta bërë më të fortë dhe efektive. Po ashtu, ata besojnë që duke iu falënderuar CBD-së së sintetizuar do ta fitojnë më lehtë lejen për hulumtime dhe teste të mëtejshme në pacientët njerëzorë.

One Comment

  1. Si duhet te perdoret kjo bim

Komento