Kanceri i lëkurës? E tregoni numëri i nishanëve

Kanceri i lëkurës? E tregoni numëri i nishanëve

Kanceri i lëkurës? E tregoni numëri i nishanëveNëse keni më shumë se 11 nishanë në njërin krah, tregon se keni më shumë rrezik të prekeni nga kanceri i lëkurës ose melanoma.

Numërimi i nishanëve në krahun e djathtë është një tregues i mirë për numrin në total të nishanëve në të gjithë trupin.

Më shumë se 100 nishanë do thotë pesë herë më shumë se rreziku normal.

Studimi është publikuar në “British Journal of Dermatology” dhe është bazuar në të dhënat e 3 mijë binjakëve në Britani.

Melanoma është një tip i kancerit të lëkurës që prek më shumë se 13 mijë persona në Britani çdo vit, raporton BBC.

Mendohet se ajo lind nga nishanët anormalë, prandaj rreziku që të diagnostikohesh me këtë sëmundje lind nga numri i nishanëve të pacientit.

Nishanët mund të jenë të sheshtë, të ngritur, të butë ose të ashpër, disa mund të kenë edhe flokë.

Zakonisht janë në ngjyrë kafe dhe në formë rrethore.

Shumica janë krejt të padëmshëm.

Komento