Home » Shëndetësi » Kanceri i zorrës së trashë, mjekët japin alarmin

Kanceri i zorrës së trashë, mjekët japin alarmin

Kanceri i zorrë së trashë po kërcënon gjithnjë e më shumë shqiptarët. Njerëzit tashmë po ushqehen keq, duke pasur si bazë të vakteve të tyre mishin dhe produkte të pasura me yndyrë shtazore, për të cilat mjekët bëjnë apel të hiqet dorë.

Në konferencën e djeshme organizuar me mjek onkolog u bë me dije se këto produkte përmenden si faktorë kryesorë i numrit të lartë të personave që vuajnë nga kanceri i zorrës së trashë. Mjekja onkologe në shërbimin e Onkologjisë në QSUT, Dhurata Tarifa, shpjegoi disa nga arsyet e sëmundjes.

Risku për kancerin e zorrës së trashë zvogëlohet tek pacientët, të cilët nuk përdorin produkte shtazore nuk janë obez dhe bëjnë jetë aktive.

Kështu u shpreh Dhurata Tarifa duke theksuar se kjo sëmundje prek më shumë burrat. “Shkak mund të bëhet ushqimi i keq, obesiteti apo jeta sedentare”, – është shprehur mjekja onkologe e QSUTsë,

Dhurata Tarifa.
Ndërsa shefi i pavijonit onkologjik, Agim Sallaku, flet për dyfishim të numrit të personave të prekur nga kanceri në vendin tonë dhe se vdekshmëria tyre pritet të kalojë dhe shifrat e vdekshmërisë kardiovaskulare.

Ndaj, ai u bën apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm në ushqim, por, nga ana tjetër, ai rekomandon përdorimin e aspirinës në dozë 100 miligramë për parandalimin e kësaj sëmundjeje. Në vendin tonë kemi dyfishim të rasteve regjistrohen rreth 5500 raste të reja në vit.

Këshillohet një aspirinë në
mëngjes pas ushqimit dhe është e rekomandueshme pas moshës 50 vjeç, por është vërtetuar se edhe përdorimi më herët shmang kancerin, për parandalimin e saj”, – tha Sallaku. Ai shpjegon se rastet me kancer në vendin tonë kapen në stade të larta, ndaj dhe vdekshmëria është shumë e lartë. Në pak raste kjo sëmundje
është e trashëgueshme. Për një numër të madh të të sëmurëve, karakteristike është
ushqimi i dobët, përplot me yndyra, mbipesha si dhe aktivitetet e pakta fizike. Me
një modifikim të vogël të këtyre tre parametrave, lajmërimi i kancerit në zorrë të trashë
do të mund të zvogëlohej për 70%.

Parandalimi
1. Ushqimi do të duhej të bazohej në sasi më të madhe të pemëve dhe perimeve, që përmbajnë sasi të lartë të vitaminave dhe përbërësve tjerë që ndikojnë negativisht apo ngadalësojnë zhvillimin e kancerit në zorrë të trashë. Konsumimi i mishit të kuq do të duhej të zvogëlohej në masë drastike, ngase përshpejton shfaqjen dhe zhvillimin e kësaj sëmundjeje. Një hulumtim klinik ku kishin marrë pjesë rreth 500.000 nga kontinenti i Europës ka treguar se njerëzit që konsumojnë shumë pemë dhe perimetër 40% zvogëlojnë rrezikun për t’u prekur nga kanceri në zorrë të trashë.

2. Mbajtja e një peshe normale jashtëzakonisht ka rëndësi. Personat që kanë peshë të shtuar apo janë të plotë, 50% më shumë janë të rrezikuar nga kjo sëmundje. Konsiderohet se përqendrimi i lartë i insulinës në gjak dhe shfaqja e infeksioneve kronike, janë ato që shkaktojnë zhvillimin e kancerit.

3. Aktivitetet e rregullta fizike luajnë një rol kyç në parandalimin e kësaj sëmundjeje.
Mënyra e të qëndruarit ulur mund të jetë faktor i një sërë sëmundjesh, e në mesin e tyre
dhe të kancerit në zorrë të trashë. Një numër i madh i studimeve ka vërtetuar se aktivitetet e rregullta fizike zvogëlojnë mundësitë e shfaqjes së kancerit në zorrë të trashë për
50%. Kjo shpjegohet me faktin se aktiviteti fizik zvogëlon nivelin e sasisë së insulinës në
gjak e me vetë këtë parandalon shfaqjen e proceseve infektuese./shekulli/

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress