Kanceri mund të parandalohet

Kanceri mund të parandalohet

Më shumë se gjysma e sëmundjeve kancerogjene mund të parandalohen, tregon studimi i ri, të cilin e kanë përfunduar hulumtuesit nga universiteti në Uashington.

“Posedojmë një numër të madh të dhënash rreth shkaktarëve të kancerit dhe mënyrës për ta parandaluar atë. Është koha që dijen dhe këto të dhëna t’i implementojmë tani”, thotë Graham Kolditz, drejtor i Qendrës për parandalim dhe kontrollin e kancerit.

Vetëm konsumimi i duhanit është përgjegjës për një të tretën e të gjitha rasteve me kancer në SHBA, përderisa në 20% të rasteve ndikojnë pesha dhe mbipesha.

Si pengesë në parandalimin e suksesshëm të kësaj sëmundje vdekjeprurëse, mjekët përmendim skepticizmin se kanceri mund të parandalohet.

Mendohet se vetëm në Amerikë çdo vit evidentohen 1.639.910 raste me kancer, përderisa më shumë se gjysmë milioni njerëz në Amerikë presin të vdesin sivjet nga kanceri.

Kolditz dhe ekipi i tij besojnë se është e nevojshme ta promovoni stilin e shëndetshëm të jetës, me shmangien e trans-yndyrave, si dhe kontrollin ndaj duhanit.

Komento