Kanella në shërbim të bukurisë

Si të dukeni bukur çdo ditë

Kanella në shërbim të bukurisëKanella shumë më mirë njihet për përzierjen e saj në ushqime dhe lëngje, pastaj përdoret në shëndetësi, por ndikon mirë edhe në rastet që i kemi paraqitur më poshtë

Rritja e flokëve

Një nga mënyrat për përshpejtimin e rritjes së flokëve duke u kujdesur edhe për lëkurën e kokës është maska nga kanella. Përzieni dy lugë kanellë dhe mjaltë me gjysmë gotë vaj ulliri. Shtoni vezë e më pas maskën e vendosni në flokë të lagura, mbani për 10–15 minuta. E shpëlani kokën me shampo.

Shkëlqim për buzë

Për fillim në buzë vendosni pak vazelinë. Vendosni pak kanellë dhe e lini të veprojë për një-dy minuta. Do ta ndjeni se si buzët ju dridhen, por efekti do të jetë mahnitshëm. Kujdes, kanellën kurrë mos e vendosni drejtpërdrejt në lëkurë, pasi e irriton atë.

Maskë për fytyrë

Pastroni fytyrën tuaj prej akneve me prodhimin që për bazë ka kanellën, të cilin vetë e keni përgatitur. Përzieni tri lugë mjaltë dhe një kanellë. Kur masa të jetë trashur – e vendosni në fytyrë. Kanella parandalon aknet bakteriale, e mjalti ndihmon në hidratimin e lëkurës.

Largimi i lëkurës së thatë

Në mënyrë që të hiqni shtresat e vjetra të lëkurës dhe për t’ia kthyer shkëlqimin, mjafton ta vendosni masën prej kripës së detit, vajit të bademit, mjaltit dhe kanellës së bluar.

Komento