Kater arra ne dite ulin rrezikun nga infarkti dhe iktusi

Kater arra ne dite ulin rrezikun nga infarkti dhe iktusi

Lajme te mira per adhuruesit e frutave te thata. Ngrenia cdo dite i porcioneve te vogla arre, kikirike, bajame ose stika, ndihmon ne ruajtjen e shendetit te zemres, duke zvogeluar ndjeshem rrezikun e infarktit dhe iktusit.

Keto ushqime, ne fakt, te konsumuara me moderim, lejojne te kontrollojne niveline e kolesterolit te keq LDL, ne raport me HDL, dhe te mbaje nen kontroll yndyrnat ne gjak.

Per ta konfrimuar nje here e pergjithmone, nje ekip shkencetaresh spanjolle ka vene sebashku rezultatet e mbi 200 kerkimeve shkencore te kryera ne te kaluaren me te njejtin qellim.

Anketa nuk le vend per dyshime, 65 gram fruta te thata ne dite zvogelojne kolesterolin LDL deri ne 11 miligrame per cdo deciliter te gjakut.

Nje kure vecanerisht e pershtatshme per ata qe gjithmone nuk marrin asnje mase paraprake ushqimore per te ruajtur shendetin e tyre, dhe cdo dite eshte e mbushur me mish te kuq, veze, djathra dhe produkte te tjera shtazore.

Ne fakt funksioni i dobishem eshte edhe me i dukshem ne personat qe hane shume keq.

Pervec efekteve pozitive per zemren, arrat dhe kikiriket zvogelojne edhe shancet e zhvillimit te diabetit ne subjektet e predispozuara dhe fale antioksidanteve jane ne gjendje te limitojne stresin oksidativ ne qeliza, duke u ruajtur nder te tjera nga disa forma te tumorit.

Perfitimet qe rrjedhin nga arrat dhe produktet e ngjashme, jane ushqime te pasura me yndyrna dhe keshtu, nuk rekomandohen tek personat qe duan te humbin peshe.

Por ne vitet e fundit ka qene rivleresuar konsumi i tyre, sepse yndyra kryesore prezente eshte acidi alfa-linolenic, pararendes i acideve yndyrore, polinsaturi dhe omega3.

Perfundimi: Frutat e thata bejne mire vetem nese konsumohen me moderim ne doza te rekomanduara, me abuzim ju merrni efekte te kunderta.

Komento