Katër mite rreth dietave

Katër mite rreth dietave

Besuat ju apo jo, mund të kënaqeni me ushqimin dhe të humbni në peshë.

1. Miti: Dëshira për ushqim është e pashmangshme dhe është pjesë përbërëse e jetësFakti: Dëshira për ushqim mund të jetë shenjë e dehidrimit. Kjo ndodh pasi truri dërgon sinjale pa marrë parasysh nëse jeni të uritur apo të etur, kështu që duhet ta kuptoni së pari nëse keni nevojë për pije apo ushqim.

Më së miri do të ishte të përcaktoheni për një gotë ujë dhe t’i jepni kohë trupit të përcaktohet për çfarë ka nevojë. Nëse me të vërtetë jeni të uritur dhe nuk mund ta kontrolloni veten tuaj, provoni me një dietë me toptha akulli dhe bimën e quajtur hudia. Kur të konsumohet përbërësi aktiv P57 lirohet në gjakrrjedhje dhe zvogëlon urinë. Hudia i thotë trupit tuaj se jeni ngopur, mundëson të konsumoni më pak, duke ju dhënë më tepër kohë për zgjedhje më të shëndetshme.

 

2. Miti: Kur jeni në dietë, alkooli ndalohet

Fakti: Mëlçia jonë është organ i fortë që mund të përballojë 2 gota birrë/verë në ditë, e kjo gjë të mos ndikojë në peshë. Ndonjë pije kohë pas kohe gjatë shujtës është krejt e pranueshme, por situatën mbajeni nën kontroll. Me fjalë të tjera, shmangeni bukën nëse vendosni për një gotë verë.

 

3. Miti: Karbohidratet janë armiq

Fakti: Pasta, patatja dhe buka nuk shtojnë në peshë. Bëhet fjalë për sasinë e porcionit, të cilin e konsumoni, ngase ato ndikojnë në peshën tuaj. Porcionet e pastës duhet t’i konsumoni përgjysmë, e në restorant jua dhurojnë tri herë më shumë. Pra, mos e teproni me karbohidrate dhe gjithmonë përzieni me perime, në mënyrë që proteinat t’i mbani të balancuara.

 

4. Miti: Derisa ushtroj mund të konsumoj ç’të dua dhe nuk shtoj në peshë

Fakti: Ushtrimet janë më e mira që mund t’ia ofroni trupit tuaj: e përmirëson disponimin, ju mban të shëndetshëm dhe ju ofron energji. Por, ushtrimet vetvetiu nuk sjellin humbje në peshë. Humbja në peshë arrihet nëpërmjet mënyrës së shëndetshme të jetës dhe dozës ditore të kalorive – duhet të shkrini më tepër kalori se sa që i konsumoni, e të mos e përmendim se ushtrimet e shtojnë oreksin.

Komento