Kënaqësi e përkëdheljes

Kënaqësi e përkëdheljes

Petingu (anglisht “to pet” – përkëdhelje) nënkupton të gjitha butësitë dhe ngacmimet erotike, mirëpo të cilat nuk përfshijnë penetrimin dhe çuarjen dashuri.

Nga përkëdhelja dhe puthjet e lehta kalohet në prekje të cilat mund të jenë shumë intime.
Prekja me duar apo me trup për tjetrin është ajo që kurajon dhe ngushëllon: më vonë, me zhvillimin e seksualitetit, zbulojnë atë erotizëm të “lëkurës”, që nuk është e përkufizuar vetëm në nxitje të organeve seksuale.

Nuk është rrezik derisa prek lëkurën e partnerit tënd dhe derisa pranon butësinë e tij, nuk ka rrezik nga shtatzënësia as nga sëmundjet gjenitale. Mund të lirohesh krejtësisht, nuk je nën presion që diç patjetër duhet të bësh apo që patjetër duhet të përjetosh orgazmën.

Mund të çosh dashuri. Në qoftë se je saktësisht e sigurt dhe di çfarë kërkon dhe çka të pëlqen, lejo që duart e tij ngadalë të hulumtojnë trupin tënd, duke zbuluar pak nga pak pikat më të ndjeshme.

Frika jote. Në qoftë se i respekton dëshirat tuaja, në qoftë se nuk ke frikë të thuash se me diç nuk pajtohesh, petingu për ty do të jetë një gjendje kënaqësie, zbulim i potencialit të trupit dhe të seksualitetit tënd. /Telegrafi/

Komento