Kendall përdor vetëm kremrat shtëpiak nga tre përbërës

kendall

kendallManekinia e bukur ka pasuri përrallore dhe në çantën dhe gardërobën e saj gjithmonë janë “arnat” më të shtrenjta dhe kozmetika luksoze, mirëpo ekziston një imtësi për të cilën nuk shpenzon asgjë!

Kur ishte për vizitë te dermatologu i famshëm amerikan, Dr. Christie Kidd, as që ka pritur ndihmë të vërtetë, mirëpo ka ndodhur “mrekullia”, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, Kendall Jenner kuron fytyrën me krem natyral, të cilin e përgatit vetë nga tre përbërës të zakonshëm:

▪ një lugë mjaltë
▪ lëng limoni
▪ sodë bikarbonati

Përgatitja:

Përzieni një lugë mjaltë me gjysmë luge lëng limoni.

Në përzierje shtoni edhe gjysmë luge sodë bikarbonati dhe përzieni mirë.

Masën e përftuar qiteni në puçrrat e dukshme dhe potencialisht të kuqe.

Lërini gjysmë ore të qëndrojnë, pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Modelistja e bukur ka zbuluar me plot sinqeritet se puçrrat me vite kanë ndikuar në pasigurinë e saj, gjë që ka rezultuar në rënien e vetëbesimit të saj.

Kendall, edhe pse nuk shpresoi se problemi i saj do të zgjidhet së shpejti, ajo dëgjoi këshillën e mjekes dhe e provoi kremin e saj për fytyrë, i cili pas përdorimit të rregullt filloi të japë rezultate pozitive.

Është e rëndësishme të theksohet se përveç zvogëlimit të puçrrave dhe akneve në fytyrë ky krem ndikon edhe si anti-inflamator dhe redukton skuqjen e dukshme. /Telegrafi/

Komento