Kërpudhat kundër tumorit

Kërpudhat kundër tumorit

Kërpudhat janë shumë ushqyese, kanë ndikim mjekues dhe nuk shëndoshin. Një prej kërpudhave me veti më kuruese është kërpudha shitake, e cila e ka prejardhjen nga Japonia, ku prej kohësh vlerësohet si ushqim për jetë të gjatë.

Prandaj ajo është përdorur edhe kundër sëmundjeve malinje, si për parandalim ashtu edhe për kurim. Ajo futet në rendin e kërpudhave parazite dhe ritet mbi dru.

Ka një shije të jashtëzakonshme dhe është e pasur me proteina, vitamina, aminoacide dhe minerale. Në Japoni ajo njihet si kërpudha “mbretërore”.

Substanca më e analizuar dhe më e njohur e cila është nxjerrë prej kërpudhës shitake quhet lentinan. Këto përbërje, në të vërtetë janë sheqerëra të bashkuar, polisaharidë dhe veprimi i tyre i ndihmon qelizat mbrojtëse të organizmit të sëmurë që t’i shkatërrojnë qelizat e sëmura me kancer. Gjithsesi, ato janë mbrojtja më e mirë e trupit prej viruseve dhe qelizave të kancerit. Kërpudha shitake ka edhe aftësi antivirusale dhe antibakteriale, e ul nivelin e sheqerit në gjak, e rregullon tensionin e gjakut, e zvogëlon kolesterolin dhe trigliceridet.

Shkencëtarët japonezë ekstratin e kërpudhës shitake – B-glukanin e sulforizuar, e kanë shpallur si medikament për kurimin e sidës. Përveç kësaj, kjo kërpudhë shumë e shijshme e rrit qëndrueshmërinë trupore, shërben për ripërtëritjen dhe përforcimin e sistemit imunologjik dhe e mirëmban shëndetin e tërësishëm trupor.

One Comment

  1. pershndetje mua me duket e vetrrtet qe esht shum kuruese po r amund te di se sa vjec dutet te jet nje femi qe te filloj kuren

Komento