Kërpudhat luftojnë kanceret e ndryshme

Kërpudhat luftojnë kanceret e ndryshme

Kërpudhat luftojnë kanceret e ndryshme Kërpudhat janë një mënyrë mjaft efikase e cila nis që nga tryeza e të ngrënit në luftën kundër kancerit. Kjo mesa duket, pasi kërpudhat kanë efekte të jashtëzakonshme ndaj kancerit të fshikëzës dhe prostatës.

Të përdorura mjaft në kuzhinën e lashtë kineze, ato kanë vlera të dobishme dhe të pazëvendësueshme në luftën ndaj tumoreve që shkaktohen kryesisht në fshikëzën e urinës.

Këto të dhëna interesante janë raportuar në një studim të ri realizuar nga studiuesit amerikanë të departamentit të Urologjisë në “Neu York Medical College”.
Sipas këtij studimi, kërpudha e quajtur Maitake është në gjendje për të reduktuar rreth 75% e kancerit dhe mund të çojë në zbulime të reja për llojet e ndryshme të tyre.

“Mundësia e përdorimit të kësaj kërpudhe në kombinim me trajtimin konvencional është shumë e rëndësishme”, thekson dr. Sensuke, urolog në NYMC.

Ai shton se të tilla sinergji kanë rëndësi jo vetëm përmirësuar efikasitetin e trajtimit, por edhe përmirësojnë cilësinë e jetës së pacientëve, duke ulur në mënyrë të konsiderueshme dozën e terapive konvencionale.

Komento