Këshilla estetike për çdo moshë

Këshilla estetike për çdo moshë

20-vjeçaret
Është mosha kur nis të përdoret pudra dhe fondotinta, e kur tashmë duhet të nisë koha të kujdesen edhe për lëkurën. Nuk duhet të përdoren sapunë tepër agresivë për pastrimin e lëkurës dhe duhet të shmangen gjithë pastruesit me bazë uji si: shkuma, sapuni dhe xheli.

Do të jetë më mirë nëse do të përdoren produkte me bazë vaji, që janë të pasur me substanca yndyrnash. Për të hequr tualetin merrni një shuk pambuku të lagur me ujë mineral dhe hidhni në të pak vaj pastrues.

30-vjeçaret
Duke filluar nga mosha 30 vjeç, lëkura fillon të humbasë disi aftësitë e saj për t’u rigjeneruar, prandaj hapi i parë që duhet bërë është të nisni të përdorni një krem që ju ndihmon për hidratimin e lëkurës. Përveç kësaj, duhet të tregohen të kujdesshme edhe për ushqimin që përdorin, sepse produktet ushqimore me bazë acide të yndyrash ndihmojnë për ruajtjen e ekuilibrit hidrolipidik të lëkurës.

40-vjeçaret
Në këtë moshë lëkura është shumë më pak tonike dhe rrudhat fillojnë të duken më shumë. Lëkura bëhet më e brishtë dhe e hollë, rrudhet dhe skuqet lehtësisht. Në këto raste këshillohen liftinge, për të hequr qelizat e vdekura dhe për t’i dhënë fytyrës shkëlqim, si dhe të përdoret një hidratues me përmbajtje filtrash kundër rrezeve të dëmshme të diellit.

50-vjeçaret
Kalimi i kohës sjell ndryshime rrënjësore në strukturën e lëkurës. Kështu, dendësia e lëkurës hollohet, konturet humbasin kompaktësinë, rrudhat bëhen më të theksuara dhe qelizat e kanë shumë të vështirë për t’u rigjeneruar. Për këtë arsye këshillohen kremrat hidratues. Por këshillohen dhe disa “ushtrime” të përditshme, për të ruajtur elasticitetin e muskulaturës së fytyrës dhe për të nxitur aftësinë e qelizave për të përthithur më mirë principet hidratuese të produkteve që përdorni.