Këshilla për një gjumi të mirë

Këshilla për një gjumi të mirë

Këshilla për një gjumi të mirëShumë njerëz kanë probleme gjumi edhe unë, si shumë të tjerë, e kamë nganjëherë të vështirë të bie në gjumë ose edhe nëse më zë gjumi prapë nuk bëj gjumë të rehatshëm dhe zgjohem shpesh dhe nuk mundem prapë ti kthehem gjumit.

Këshillat në vijim, të mbledhura nga burime të ndryshme, ndoshta mund të ju ndihmojnë edhe juve që të ju zë gjumi.

Shtratin përdor vetëm për të fjetur dhe për…, e jo për të lexuar, punuar, shikuar TV, ngrënë apo për të bërë telefonata.

Nëse je i shtrirë dhe po filloni të frikoheni se nuk do të mund të flini, provo disa prej këtyre teknikave: Numëro dele apo numëro nga prapa prej 100 (këtë e pëlqej më së shumti) për të ndaluar vetën së menduari për problemet e së djeshmes apo të nesërmes; merr frymë thellë për ca kohë (edhe kjo më ndihmon) ose imagjino një vend të qetë.

Nëse nuk mundeni të flini i shtrirë për 30 minuta apo më shumë, ngrihu nga shtrati për pak kohë. Çka duhet të bëni është të lexoni diçka të mërzitshme.
Bëj një rutinë gjumi. Me fjalë tjera mundohu të shkoni për të fjetur gjithmonë në të njëjtën kohë e gjithashtu të zgjohesh në të njëjtën orë.
Para gjumit shmang duhanin dhe pijet si kafeneja… jo vetëm kafeja por edhe pijet tjera si coca cola dhe shoqet e saja e bile edhe çaji.

Shmang alkoolin pak para se të bini për të fjetur – një gotë e vogël ndoshta të trullos mendjen aq sa për të vënë në gjumë por një gjumë i tillë mund të ndërpritet nga periudha zgjimi.
Mundohu që gjithashtu të zgjohesh në të njëjtën kohë edhe ditëve të pushimit (vikendeve) e jo të vazhdosh gjumin derisa mendon se je ngopur.

Bli një dyshek të fortë dhe mbaj dhomën mirë të ventiluar, unë nuk mund të fle kur është ngrohtë. Më shumë më flihet në temperaturë të ftohët. Tek dikush është e kundërta por te unë funksionon ashtu. Mundohu të gjesh temperaturën që tu përshtatet.
Ju gjithashtu mund të provoni këto: një dush të ngrohtë, një gotë qumësht të ngrohtë, meze të lehtë, masazh apo muzikë të lehtë qetësuese që në fund fiket automatikisht

Për ju që dëshironi qetësi maksimale përdorni kufje për ti mbyllur veshët.
Nëse keni dhimbje në nyje apo kokëdhembje, merr një hap kundër dhembjes para kohës së gjumit (sigurohu që nuk përmban kafeinë)
Shmang leximet stimuluese apo show televiziv vonë gjatë natës. Nata është për gjumë e kështu le të mbetet.

Nëse pagjumësia këmbëngulë me kokëfortësi atëherë vizito mjekun për të parë nëse ndonjë problem shëndetësore (si depresioni, ankthi, hipertiroidizmi, dështimi i zemrës, apo që sëmundja kronike pulmonare obstruktive) nuk po ju mbajnë të zgjuar. Nëse gjithçka është në rregull pas kontrollit, ju mund të pyesni mjekun për të përshkruar ndonjë hap gjumi që mund të jetë i dobishëm për një periudhë të shkurtë.
A keni edhe ndonjë këshillë gjumi që do të ishte mirë me nda me ata që kanë probleme gjumi e që shumë do të donin të dinin si të flinin?

Komento