Këshilla për pacient me kancer në gji

Këshilla për pacient me kancer në gji

Kanceri në gji – Është një periudhë emocionale dhe e provuese kur jeni me kancer ne gji. Shumë forma të trajtimit të kancerit në gji rrisin problemin gjersa janë në punë për të shëruar kancerin.

Tretmanët rrezatuese për shembull mund të të shkaktojnë lodhje dhe se mund të duhet një periudhë 2 mujore për t’ju kthyer niveleve normale të energjisë.

Për këtë është e rëndësishme që t’i ndjekim këshillat shëndetësore për pacient me kancer në gji në mënyrë që sa më shume t’i zvogëlojmë efektet dhe sa më shpejt të shërohemi.

Këshilla numër 1 është: Pushimi

Gjëja më e rëndësishme që duhet të bësh për vetveten kur je duke luftuar kancerin në gji është që të pushosh. Mundohu që të kesh net të mira gjumi. Dhe nëse ndjehesh i/e lodhur gjatë ditës merr ca kohë dhe provo të flesh në mënyrë që të lejosh dhe ofrosh trupit tuaj kohë për tu shëruar.

Këshilla numër 2 është: Ha shëndetshëm

Ha një dietë të shëndetshme. Sa më i shëndetshëm trupi juaj, aq më i përgatitur është që të luftojë kancerin në gji dhe të shërohet nga tretmani i kancerit në gji. Sigurohu që të përfshini shumë proteina në dietën tuaj përshake se aminoacidet që gjinden në proteina përdoren nga trupi juaj për të ndihmuar në riparimin e dëmeve që janë shkaktuar nga tretmani.

Nganjëherë të hash është shumë e vështirë nëse keni trajtim për kancer në gji. Operacioni, kemoterapia, rrezatimi dhe medikamentet e tjera munden të ndikojnë keq në apetitin dhe sistemin e tretjes suaj. Ju mund të përjetoni mundim, vjellje, ndryshime në shije dhe erë, vështirësi në përtypje dhe përbirje, kapsllëk dhe dhimbje të ndryshme. Nëse po i përjetoni këto probleme ju duhet të merrni hapa që të rrisni apetitin dhe ta bëni ngrënien të lehtë.

Se pari provo ta besh kohën e ngrënies kohë të kënaqshme duke ngrenë me shokë dhe familjen apo ta besh atë sa më të rehatshme që mundesh në çfarëdo mënyre. Nëse është krejt në rregull ha edhe me mjekun tuaj. Për të shtuar ndryshim në shijen tuaj dhe PR ta bërë ngrënien sa më të kënaqshme provo ushqime apo receta të reja.

Akoma më mirë, ha më shpesh. Nëse bëni pak ushtrime pak para se të hani, kjo do t’ju shtojë apetitin. Natyrisht se duhet të konsultoheni me mjekun para se të filloni çfarëdo ushtrimesh. Një medikament kundër turbullimit mund t’ju ndihmonte nëse po përjetoni mundim apo ndjenjë për të vjellë.

Komento