Home » Këshilla për Prindër » Gjumë i ëmbël për fëmijët

Gjumë i ëmbël për fëmijët

Fëmijët e vegjël janë krijesa më e ëmbël por edhe më delikatja në këtë botë, prandaj dhe ndaj tyre duhet treguar një kujdes shumë i rëndësishëm pasi ato kanë shumë nevojë për vëmendjen, kujdesin dhe dashurinë tuaj. Fëmijët e vegjël kërkojnë kujdes si në momentët që ato janë në gjumë dhe në momentët kur ato janë zgjuar.

Mbajeni fëmijën afër, kjo do të thotë që mos e lini natën të flejë në një dhomë vetëm, larg nga ju. arsyet përse themi këtë janë të shumta, së pari nëse ai trembët në gjumë ju e keni më afër dhe zgjoheni fare lehtë nga të qarat për t’u kujdesur, për t’i dhënë qumësht. Nëse e keni afer jush, dhe para syve do t’a keni më të lehtë të kujdeseni për fëmijën. Fëmija duhet të flejë gjithnjë në korriz në këtë mënyrë ai e ka më të lehtë të marrë frymë lirshëm.

Fëmijët e vegjël nuk këshillohet t’i mbuloni me batanije sepse shkakton djersitjen e tyre, vështirësi në frymëmarrje. Prandaj dhe këshillohet që në momentin që ju vendosni bebin tuaj në gjumë t’a vishni me rroba të trasha, t’a lini të flejë në temperaturen e dhomës dhe të shikoni her pas here nëse është djersitur ose ka ftohtë.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
Tags:
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress