Home » Këshilla për Prindër » Informator për prindërit mbi Sindromën Nefrotike

Informator për prindërit mbi Sindromën Nefrotike

Qëllimi kryesor i menagjimit të sindromit nefrotik është zëvendësohen humbjet e proteinave, me ushqim të pasur me proteina. Përgatiti: Dr. Valbona Nushi Stavileci

Por, kujdes nga marrja e tepërt që të mos mbingarkojmë funksionin e veshkave rreth filtrimit.
Dieta me Natrium në vlera të ulëta. Yndyrat në vlera të ulëta gjithashtu. Ndërsa lëngjet merren si ju këshillon mjeku, varësisht nga gjendja e tanishme e fëmijës suaj.

Ushqimi që mund të konsumojmë
Qumësht lope, kos, jogurt.
Miell, drithëra, bishtaja
Vezë, peshk, pulë, mish viçi…
Perime dhe pemë.
Supa, sose, çokolatë e ngrohtë, lëngje të freskëta (me pak kripëra)
Biskota, palagaqa, (me shumë pak kripë)
Yndyrë bimore, majones, margarinë në sasi minimale
Shpageta, palaqinka (me pak krip)

Ushqimi që duhet shmangur
T’i shmangemi ushqimit të konservuar, të fërguar dhe të paketuar.
Tejkalimi me ushqim proteinik mund të shkaktoj dëmtime tubuleve të veshkëve, meqenëse veshkët do të duhet filtrojnë më tepër proteina. Por marrje mesatare reth 1g për kilogram të peshës trupore është e mjaftueshme për të kompensuar humbjet me urinë.

Prandaj një apetit i mirë dhe ushqim i shëndoshë do të mjaftonte të plotësonte nevojat për proteina
Duhet shmangur ushqimi pasur me yndyrë, sepse kolesteroli dhe trigliceridet janë në vlera të larta tek Sy.Nephrotike. Dieta duhet të jetë me kalori të larta, por yndyrërat e ngopura duhet shmangur.

Kripa (natriumi) duhet të përdoret shumë pak , aq sa të prevenoj akumulimin e lëngjeve dhe edemin. Ushqimi që kanë më tepër natrium dhe duhet shmangur janë:biskotat me kripë, snaks, cipsi, shkopinj, smoki… Soset komerciale, ushqimet e konservuara, sallatat e konservuara, supat e gatshme, prodhimet e bukës të njelmëta, kikirika, fistekët, mishi i konservuar..

A ka dietë speciale për fëmijën me sindrom nefrotike
Kur fëmija është në remision ”Ushqimi Shëndosh” dhe ”Mënyrë e shëndoshë e të ushqyerit” rekomandohet, kjo do të ishte e mirë edhe për të gjithë familjën.
Pemë dhe perime sidomos me mbetje fimbriesh

Reduktoni sheqernat në ushqimin tuaj
Më pak yndyrna sidomos jo yndyrna të ngopura, këto zëvendësohen me yndyrna të pa ngopura dhe gjysmë të ngopura.
Ndërsa kur është në periudhë relapsi atëherë duhet t’i përmbahet dietës restriktive (me kufizime). Gjatë dietës fëmija duhet të mbajë ditarë (disa ditë radhazi) në mënyrë që të mund të vlerësohet ushqyeshmëria.

Është me rendësi që për secilin individ të bëhet vlerësimi i nevojave të tyre. Por në përgjithësi që këta fëmijë të rriten të dhe zhvillohen, kaloritë e ushqimit duhet të rriten dhe proteinat të kontrollohen.

Proteinat duhet të kemi në kontroll sepse janë prodhime esenciale për zhvillim por gjithashtu produktet e fundit të katabolizmit të tyre kur funksioni i veshkave është i zvogëluar, mblidhen në organizmin tone dhe bëjnë që fëmija të mos ndihet mire. Prandaj marrim vetëm atë sasi sa është e domosdoshme për rritje dhe varësisht si është funksioni i veshkave në atë moment.
Energjia sigurohet nga Karbohidratet dhe yndyrërat. Prandaj duhet të sigurohemi se në dietë ka sasi të mjaftueshme të ushqimit me vlera të lara energjetike.

Vlera e Natriumit (kripa) kontrollohet nga veshkat dhe kur marrje e saj tejkalon nevojat atëherë, vlera e tyre në organizëm rritet dhe kjo shkakton: etje, edema, shtypje të lartë të gjakut.
Vlera e Kaliumit gjithashtu kontrollohet nga veshkët prandaj marrja e tij kontrollohet varësisht nga funksioni i veshkave.

Kalciumi dhe fosfori. Në format kronike të sëmundjeve të veshkave fosfatet rriten. Ndërsa zvogëlohet forma speciale e vit. D që krijohet në veshkë. Prandaj dieta është e varfër me fosfate.
Lëngjet. Veshkat e kontrollojnë ekuilibrin e ujit në organizëm prandaj kur ato nuk mund të ekskretojnë ujin, uji mbetet në organizëm dhe shkakton edema, fitim në peshë, hypertension. Nëse kjo ndodhë, duhet reduktuar sasinë e ujit (dhe kripës) që i jepni fëmijës.

Vitaminat. Mund të përdorim që të sigurohemi për një rritje dhe zhvillim të shëndosh.
Anemia mund të paraqitet prandaj duhet të përcillen vlerat e eritrociteve, hematokritit hemoglobinës dhe te hekurit ne organizëm.

Pas përfundimit ë hospitalizimit

Në shtëpi duhet të përcjellni urinën e fëmijës dhe të përsëritni analizën si ju këshillohet nga mjeku.
Mbani ditarin e terapisë, të analizave dhe të dhënat tjera të rëndësishme dhe i sjell gjithnjë me vete gjatë vizitës kontrolluese.

Të përcjellen ankesat e fëmijës për dhimbje të barkut ose nëse duket më i sëmurë. Mësohuni të kontrolloni urinën në shtëpi për proteina me test traka. Analizohet urina e pare e mëngjesit çdo ditë , derisa fëmija të hyjë në remision.
Nëse në urinën e fëmijës ka proteina > ++ në tri ditë radhazi atëherë gjendja e fëmijës po përkeqësohet, fëmija po kalon në Relaps. Ndërsa kur proteinat në urinë janë negative (nuk ka proteina në urinë) atëherë fëmija ka hyrë në gjendje të Remisionit.
Fëmija i juaj duhet të vaksinohet me rregull sipas kalendarit dhe të merr disa vaksina plotësuese që do t’i sigurojnë mbrojtje më të mire nga infeksionet. Meqenëse çdo infeksion, reaksion alergjik rrezikon relapsin e sëmundjes. Prandaj për vaksinim duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Kur duhet të paraqiteni te mjeku menjëherë

• Nëse fëmija i juaj ka pasur kontakt me varicelën (lija e ujit), morbillin (fruthin). Atëherë brenda 24 orësh i duhet dhënë mbrojtje dhe përforcim imunitarë.
• Nëse proteinat janë ++ për tri ditë radhazi
• Nëse nuk ndihet mirë, ka edema apo temperaturë të lartë
• Nëse ka diare apo vjellje
• Apo për ankesa tjera që për ju janë të dyshimta

Parametrat që duhet të përcjellen

Analizat e gjakut:
• Urea _______________
• Kreatinina _______________
• Proteinat totale _______________
• Albuminat _______________
• Albumina/Globulina _______________
• Kolesteroli _______________
• Natriumi _______________
• Kalciumi _______________
• Kaliumi _______________

Analizat e urinës:
• Albumin/creatinin raporti
• Proteinat _______________
• Elementet qelizore _______________
• Glukoza _______________
• Kalciumi
• Diereza 24 orë
• Proteinuria 24 orë _______________

Pesha trupore: _______________
Lartësia trupore: _______________
Pjekuria kockore: _______________

Shtypja e gjakut: _______________

Vaksinimi: _______________

Dieta: _______________

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress