Home » Këshilla për shtatëzëna » Cilat janë shkaqet e shtatzanisë jashtë mitrës

Cilat janë shkaqet e shtatzanisë jashtë mitrës

Veza e pjelluar zakonisht udhëton 4-5 ditë në tub, prej vezores deri në mitër, ku mbarësohet brenda 6-7 ditëve pas pjellimit.

Arsyeja më e zakonshme e shtatzanisë jashtë mitrës është dëmtimi i tubave të mitrës që shkakton bllokim apo ngushtim.

Po ashtu, mund të ketë edhe problem me muret e mitrës, që zakonisht tkurren dhe bartin vezën e pjelluar në mitër.

Infektimet e pelvikut dhe apendiksit mund të shkaktojnë tubin që të përdridhet apo të ngjitet, kështu që e vonon kalimin e vezës dhe lejon vezën të mbarësohet në tub. Megjithatë, në shumicën e rasteve, mbarësimi i vëzës në tub nuk është i ditur.

Cilat janë përfundimet e mundshme?

Në shumë raste shtatzania jashtë mitrës nuk jeton gjatë dhe humbet para menstruacioneve, apo pas disa simptomeve të lehta, apo dhimbjes dhe gjakderdhjes. Në këto raste, shtatzania jashtë mitrës rrallë përcaktohet dhe mendohet se ka ndodhur dështim spontan. Në këto raste nuk ka nevojë për mjekim. Nëse veza vazhdon të jetojë, muri i hollë i tubit fillon të zgjerohet dhe të shkaktojë dhimbje në fund të barkut.

Mund të percillet edhe me gjakderdhje. Me zhvillimin e shtatzanisë, tubi mund të shpërthejë dhe të shkaktojë gjakderdhje të madhe, dhimbje dhe të fikët. Para se të ndodhë kjo, shtatzania jashtë mitrës mund të zbulohet me analiza të gjakut, të cilat tregojnë se hormonet normale gjatë shtatzanisë nuk janë duke u rritur siç duhet.

Cilat janë simptomat?

Çdo femër që është aktive në marrëdhënie seksuale, në moshën kur mund të mbesë shtatzanë dhe ka dhimbje të barkut, dyshohet se ka shtatzani jashtë mitrës derisa të vërtetohet. Dhimbjet zakonisht fillojnë përnjëherë dhe mund të ketë apo mos të ketë gjakderdhje. Në shumicën e rasteve kjo ndodhë brenda javës së katërt dhe të dhjetë të shtatzanisë me simptomat në vijim:

1 – Dhimbje në një anë të barkut. Dhimbja mund të jetë ngulmuese dhe e rëndë, por kjo mund që të mos jetë në anën e shtatzanisë.

2 – Dhimbje në krye të krahut. Kjo mund të ndodhë për shkak të gjakderdhjes së brendshme që e ngacmon diafragmën.

3 – Testi i shtatzanisë. Testi mund të jetë pozitiv, por jo gjithmonë. Analizat e posaçme të gjakut duhet ndonjëherë të bëhen për ta vërtetuar shtatzaninë.

4 – Gjakderdhje anormale. Femrat nuk mund ta dinë se janë shtatzanë dhe mendojnë se janë duke kaluar një periudhë menstruale të jashtëzakonshme. Ajo mund të ketë vënë spiralen. Gjakderdhja mund të jetë e rëndë apo më e lehtë se menstruacionet e zakonshme dhe mund të zgjasë më shumë se një ditë. Ndryshe nga gjakderdhja e menstruacioneve, kjo gjakderdhje mund të jetë në ngjyrë të mbyllur dhe e lëngshme. Ndonjherë përshkruhet si ‘lëng kumbulle’.

5 – Mungesa apo vonesa e menstruacioneve. Nëse kjo ndodhë, shatzania mund të dyshohet posaçërisht nëse përjetoni simptoma të shtatzanisë: për shembull vjellje, dhimbje në gji apo në bark, por jo gjakderdhje.

6 – Probleme me fshikëzën apo me zorrën e trashë. Dhimbje me jashtëqitjen.

7 – Ju bien të fikët. Ju mund të ndjeheni shumë e dobët dhe kjo shpesh lidhet me ndjenjën se diçka shumë e keqe është duke ndodhur. Të tjera shenja janë zbehje, shpejtim i pulsit, vjellje dhe ulja e tensionit mund të ndodhë.

Cilat janë rreziqet?

Çdo femër që është aktive në marrëdhënie seksuale në moshën kur mund të mbesë shtatzanë, është në rrezik të mbesë shtatzanë jashtë mitrës. Megjithatë, është më shumë është e mundur nëse ju keni pasur njërën prej këtyre:

- Pezmatim të pelvikut. Nëse në të kaluarën keni patur dhimbje në pelvik, për shkak të infektimit në tubat fallopiane (p.sh. Chlamydia Trachomatis – është njëra nga infeksionet më të zakonshme e përhapur seksualisht, me të cilën mund të mos ketë asnjë simptom).

- Endometriosis. Çdo operim i mëparshëm në bark mund të shtojë rrezikun si lindjen e foshnjës me operim, operim të apendesitit apo shtatzani jashtë mitrës.

- Vënja e spirales. Spiralja e parandalon shtatzaninë në mitër, mirëpo është më pak efektive për ta parandaluar shtatzaninë në tub.

- Nëse jeni duke marrë hapa kundër shtatzanisë që quhet ‘mini pill’. Këto hapa e ndryshojnë lëvizshmërinë e tubave dhe është vërtetuar se ky veprim e shton pak rrezikun e shtatzanisë jashtë mitrës. Shtatzanitë, pasë shtatzanisë jashtë mitrës. Nëse njëra nga tubat ka shpërthyer apo hequr, gruaja vazhdon të ovulojë si më parë, mirëpo shansat për të mbetur shtatëzanë redukohen në 50 përqind.

Në përgjithësi shansat për të mbetur shtatëzanë prapë jashtë mitrës janë përreth 7-10 përqind dhe kjo varet nga operimi që është duhur të bëhet dhe ndonjë dëmtim themelor në tubën e mbetur. Kur njëra nga tubat dëmtohet, për shembull për shkak të mbështjelljes, shanset janë më të mëdhaj që tuba tjetër të dëmtohet.

Kjo do të thotë se, përveç shanseve për të mbetur shtatzanë janë më pak se normalisht, por edhe mund të ketë rrezik që shtatzania jashtë mitrës të ndodhë prapë. Në rastet e lidhura me spirale nuk ka rrezik më të madh nëse e hiqni spiralen.

Çfarë duhet të bëj nëse mbes shtatzanë përsëri?

Në të gjitha rastet, një grua e cila ka pasur shtatzani jashtë mitrës duhet të kosultohet me mjekun menjëherë nëse ajo dyshon se është shtatzanë përsëri, kështu që ajo të jetë në vëzhgim të vazhdueshëm. Ajo duhet të veproëj ngjashëm nëse menstruacionet i janë vonuar, nëse gjakderdhja është ndryshe nga menstruacionet normale apo nëse ajo ka dhimbje anormale në bark. Ajo duhet të kërkojë nga mjeku të kontrollohet dhe nëse është e nevojshme duhet t’ia përkujtojë mjekut për shtatzanitë e mëparshme jashtë mitrës.

Ndjenjat tuaja

Shtatzania jashtë mitrës mund të jetë përvojë e tmerrshme, ju me siguri duhet të shëroheni nga një operacion i madh, të përballoni humbjen e foshnjes dhe shpesh humbjen e një pjese të pjellshmërisë dhe ndoshta ju nuk e keni ditur që jeni shtatzanë në rend të parë. Ndjenjat tuaja ndryshojnë shumë pas shtatzanisë jashtë mitrës, në javët dhe muajt e ardhshëm.

Ju mund të ndjeheni të lehtësuar nga dhimbja dhe shumë mirënjohës që jeni gjallë, përderisa në të njëjtën kohë të ndjeheni shumë të pikëlluar për humbjen tuaj. Është e mundshme që ju duhet të shkoni në spital me shpejtësi dhe të bëheni operacion pa patur kohë të përgatiteni mentalisht.

Shumicën e kohës se çfarë ka ndodhur është jashtë kontrollit tuaj dhe ju lë juve në gjendje të tronditur. Nëse mjekët nuk kanë gjetur sqarim të qartë mjekësor për shkakun e shtatzanisë jashtë mitrës, natyrisht që ju dëshironi të kuptoni arsyet dhe mund të filloni ta fajësoni veten. Është me rëndësi që ju të kuptoni se nuk jeni shkaktare.

Humbja e papritur e shtatzanisë do t’i lejë hormonet të çrregulluara dhe kjo mund t’ju sjellë ndjenja të depresionit dhe pikëllim të madh.

Kuptohet se humbja e menjëhershme e shtatzanisë dhe nevoja për shërim nga një operacioni i madh mund të shkaktojë gjendje të vështirë në jetën familjare.

Ndjenjat e burrit/partnerit tuaj
Reagimet emocionale nga shtatzania jashtë mitrës mud të shkaktojë tendosje të madhe në marrëdhëniet bashkohore. Kjo përvojë mund t’ju bëjë që ju dhe partneri juaj të ndjeheni më të afërt, mirëpo në anën tjetër burri/partneri juaj mund që mos të jetë në gjendje t’i kuptojë ndjenjat tuaja apo nuk mund t’ju ofrojë përkrahje në asnjë mënyrë.

Shumë meshkuj kanë vështërsi t’i shprehin ndjenjat e tyre dhe ndjehen të pafuqishëm për t’ju ndihmuar, por mos harroni se edhe ata mund të vuajnë nga kjo përvojë. Padyshim se brenga e tyre kryesore është mirëqenia juaj.

Kështu që ai mendon se duhet të jetë i fortë për ju dhe të mos bisedojë për ndjenjat e tij. Megjithatë, në shoqërinë e sotme është e pranueshme që ndjenjat duhen të shprehen pa marrë parasysh a jeni mashkull apo femër, kështu që ju duhet ta inkurajoni burrin/partnerin tuaj që të shprehë ndjenjat dhe pikëllimin e tij.

Para se të filloni të mbetni shtatzanë, prapë ju duhet t’i lejoni vetes kohë për shërim fizik dhe emocional. Mjekët zakonisht i këshillojnë pacientët të presin tre muaj për të lejuar trupin të shërohet. Ndjenjat e femrave ndryshojnë pas shtatzanisë jashtë mitrës, disa femra kanë dëshirë të mbesin shtatzanë menjëherë, përderisa të tjerat tmerrohen me mendimin që të mbesin shtatzanë prapë dhe nuk mund të përballojnë stresin edhe me një shtatzani tjetër.

Është me rëndësi të kuptoni se sado që tmerrshëm ju duket që edhe një shtatzani jashtë mitrës mund të jetë, ju keni shumë shanse të mbeteni shtatzanë dhe të keni shtatzani normale dhe të shëndetshme.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

50 Responses to " Cilat janë shkaqet e shtatzanisë jashtë mitrës "

  1. mimoza says:

    tung keni qelluar vend te mir

  2. kela says:

    pershendetje jam nje zonje nga durrsidesha te qe mund te jem shtatzane apo jo ne daten prill kisha muajin e ciklit me erdhen dhe me mbajten 3 dite cikli im ishte 5,6 dite me iken dhe me erdhen prap ne daten 16 prill shkova te doktori bera heko dhe me doli shume mire me tha ndonje crregullim pastaj gjith maj nuk me erdhen me bera 2 teste 1 1 jave para se tjetra dhm kam 1 jav qe bera te dyten dhe qe te dyja me dolen negativ ne daten 29 maj dhe 30 maj me vinin pak fare mestruacione ne ngyre roze e lehte sot qe po te shkruaj eshte 31 maj dhe nuk kam me. dhe dhimbje nuk kam patur.kam 4 muaj qe jam martuar dhe jam 30 vjece ju uroj gjith te mira dhe ishalla te me letesoni pak se kam shum deshir ta kemi 1 femi se shpejti ciao

  3. admin says:

    Zonja Kela ju preferoj të paraqiteni te gjinekologu.Për të verifikuar se a keni të bëni me një shtatzani apo është vëtem nje crregullim.

  4. anna says:

    pershendetje desha t’ju pyes se a ka mundsi qe ne muajt e pare te shtatzanis te kesh menstruacionet

  5. etleva says:

    pershendetje jam etleva nga fieri 45 vjece kam 2 vjet e martuar po burrin e kam ne greqi dhe vjen njeher ne 2 muaj se shpejti do iki dhe une shqetsimi ime eshte se dua te kem nje femi po nuk e di a do mundem dot ciklim e kam te crregullt do me ndimosh me ndonje ilac se ndoshta se ndoshta me fal zoti ndonje femi ne gusht bashkohem me burrin te pershendes shume

  6. blerta says:

    eshte normale qe ne shtatzani te kesh gjakderdhje po problemi tek un eshte se kisha nje si gogel qe me ka dalur jam shtatzen eshte diqka kjo problem ….

  7. gersi says:

    pershendetje-jam 18 vjeqe,ka 5 muaj e martuar dhe kam deshir te mbetem shtatzene,ciklin e kam te rregullt po me daten 26 shtator kam pas pak gjakderdje vetem ne mengjes gjate dites jo,ndersa sot me 29 kam gjakderdhje,menstruacionet i kam pas me 2 shtator,dhe desha te dij a kam te bej me ndonje shtatzani apo eshte ndonje problem dhe duhet te konsultohem me gjinekologun???ju lutem pres pergjigjen tuaj sa me shpejt se jam ne stres

  8. linda says:

    pershendetje jom e martuar qe 6 vite dhe nu kom femij para 7muajve kam bo ni operacio kam jekun ni cist n vezor mirpo qe nimuj jam met shtatzan jasht mitre the ma kan jekun tubin e djatht ju kisha lut a muj me mbet shtatzan nese e kom veq njanin tub ju lutem kthema pergjigjjen flm

  9. rufi says:

    prsh nese ka mudesi qe te me ndihmoni? jam nje vaz 27v kam nevoj per ndihmen tuaj ka gati qe 1 muaj kam thimje te gjive the shum te fryer erna ndi shum,bej shum gjum shkoj hum shpesh en wc. mirepo kete muaj 3 dit kisha ashtu vetem pak ngjyr kafe pastaj sikur gjdoher mestracionet vetem per 3 dit . amund qe te jem shtatzane? edhe pse kisha koh edhe 2 jav per ciklin. pres nje pergjigje nga ju ju lutem

  10. admin says:

    Pershendetje Rufi
    Sa i perket cregullimit qe keni eshte mire te beni nje teste, munde ta blesh ne farmaci apo te besh nje kontroll tek mjeku.

  11. nuki says:

    mirmrama Dr e nderuar kam nje pytje per juve nqofse ka mundesi te me ndihmoni kam shum thimbje fundi barkut para se te me vjen koha eciklit ka mund te jet problem pse e kam mitren e madhe apo ? se kam qen te gjinekollogu te gjitha ishin ne regul. mundohem te mbes shtatzaan gati qe 3 muj mirpo akoma skam as nje rezullat pozitiv ju lutem te me ndihmoni. me respekt nuki

  12. Lina says:

    Pershendetje,
    Kam nje pyetje per ju, shpresoj qe nuk ehste apsurde, mirpo skam as pak njohuri mbi ket qeshtje te shtatzanis.
    Jam e virgjer, mirpo qe dy her kemi ber paraloj me te dhasurin tim, nje her ne diten e fundit te mistuacioneve dhe qe eshte derdh mbi vaginen time dhe heren mbrem ku njashu eshte derdh mbi gaginen time,,,,, a ka shanca me mbet shtatzen keto raste…. sa jan gjasat???
    Ju lus te me spiegoni me gjersisht per me shum njohuri sepse as pak nuk di per keto gjera…. Beso jam ne ankthe ,, kam frig te bej seks e le me te mbes shtatzen…
    Me Respekt,

  13. mina says:

    Pershendetje, sot behen 7 dite qe nuk me kan ardhur menstracionet dhe testet e shtatzanis qe nja jave rresht me dalin pozitiv por sot me kan rrjedhur 2-3 pika gjak, a eshte kjo ne rregull? jam apo nuk jam shtazene? ju faleminderit.

  14. admin says:

    Zonja Mina ju këshilloj të vizitoni gjinekologu,te beni nje eko,edhe testet jane te sigurta,rrjedhja gjakut eshte normale n.q.s eshte ne sasi te vogel.Ju uroj shendet

  15. admin says:

    Pershendetje Nuki
    Nese gjinekologu ju ka then qe jeni mire do te thot qe nuk keni asgje eshte vetem ceshtje kohe qe te mbetesh shtatzane,ju keshilloj qe ditet me te mira per te ngelur shtatzan jane kur veza e muajit eshte pjekur dhe fillon per te zbritur drejte mitres.
    Si te llogarisim diten e pjekjes se vezores (ovuloni): Sipas kanones te Naegele llogaritet praktikisht ne grat me cikel c’do 28 dite ndodh ne diten e 14-te + – 1 dite(13,14,15 dite e muajit).

  16. shpresa says:

    jam shpresa kam probleme me menstruacione ato i kam vetem me tableta dhe jam emartuar qe 4vite deshira ime emadhe qe kam esht ta kam nje femi.a ka gjasa te mbetem ndonjeher shtatzen se kam probleme me vezoret dhe hipofizen.ju lutem me tregoni se nuk po di ka te shkoj me.

  17. rina says:

    pershendetje,
    desha t;jav bej nje pyetje me 22 tetor i kam pas mestracionet e fundit,me 15 tetor kam pas pak pika me ngjyr kafe pasta mestracionet kan pas mum ardh me 22 nentor po nuk me kan ardh e kam ber testin me ka dal negativ mirpo kam pas pak dhembje dhe me 11 dhjetor shkova te gjinekologu me kontrolloj me ultraza po um tha nuk je shtatzan,mirpo um preferoj me ble edhe ni test e bana testin e um dul poziti,pastaj e bana edhe ni test edhe aj me dul pozitiv ,shkova te gjinekologu dhe mi jepi do vitamin apo mu zhvillu fmija,ne javen tjetre pram me ka than me shku ne kontroll mu kontroll si po shkon mirpo un duke lexu ktu me lindi dyshimi mos ka mundesi te jem shtatzan jash mitren eshte femia i par ju lutem ma jepni ni pergjigjje sa ma shpejt se shum jam ne stres po kam frik faleminderit per mirkuptim kaloni mir.

  18. lulja says:

    pershendetje jom e martuar qe 6 vite dhe nuk kom femij para 1 viti kam bo nje operacion me (me shpurje ne bark) kam hjekur nje cist ne vezor mirpo qe dy muaj jam met shtatzan jasht mitre dhe ma kan hjekur tubin e djatht, ju kisha lut a muj me mbet shtatzan nese e kom veq njanin tub ju lutem kthema pergjigjjen flm

  19. Marsida Meta says:

    jam nje vajz e martuar.kam 5 muaj qe deshiroj te ngelem shtatzene,por spo ngelem dot.Nje shqetesim i imi eshte qe kam shum dhembje ne fund te barkut,gjithashtu gjijte me rrine shumicen e kohes te fryre.faleminderit

  20. dita says:

    isha shtatezane dhe ne 3 mujorin e pare abortova kisha aborte spontane sa kohe me duhet qe perseri te ngel shatezane ,megjithate ka 2 muja se kame abortuar pore nuk kam pase mestracione normale vetem pak me kane ardhure si ngjure kafe a eshte kjo normale dhe sa kohe duhete te pres qe te jesha shtatezane perseri.faliminderit shum per mirkuptimin

  21. genta says:

    oj lule mos u ben merak se une kam pas njejtin rast qe me kan ndodh mas 8 vite kam met shtatzan jasht mire para kom jekun ni cist mas 3 mujve kam met shtatzan jasht mitre mjeku me ka than si ma kan jekur njanin tub edhe me ka than si ski shanc me met jam shku tjer mjek me kan than sjet shtatzan ma edhe une e kam jek marakun si nuk jes ma mas ni vti jum met tash i kam 4 femij si plluma veq vesin jeke se vesi ish ne pytje me njanin tub jam met

  22. lulja says:

    pershendetje Genta te falenderoi shum per pergjigjejen qe me ke dhan ti po une jam shum shum e shqetesuar si me nuk do te ngelem shtatzan,po te besoi ne tersi po ju kisha lut admin. qe te me japin nje pergjigjeje edhe kush ka pas rastin e njejt qe ka perjetuar shtatzani jasht mitre e tash si ka suksese e ka femij faleminderit.

  23. vjollca says:

    pershendetje deshta me ju boh ni pytje kam pas nje shtatzani jasht mitres para 5 vjete tash kam met edhe nje her po nuk mka shku me sukses kom abertu a kom shanca me met opet se po kom frik mos po dishtoj opet jufalminderit per mir kuptim

  24. arbenita says:

    me falni deshta me ju pyt shoku doktorr se sa hapa ne dit osh mir ta marrsh acidin florik per mem ndihmu ma mir per te ngel shtzan se un jam ru qe dy vite skam dash te mbtem shtzan tash kam deshir te mbes qe 10mujaj po provoj me met po ende smu pletsu deshira julutem me trgoni aosh ndonje e kqe qe spo jes shtzna qe jma ru shum edhe kom qrregullim qe nja 3 muj te mistrasjonve me vonohnen prje se jakamnis me perdor acidin florik pom vanohen ka 12 dit her ka 10 dit kshtu tung klm gjdo te mir flm shum per ndihm.

  25. arbenita says:

    o doktorr te lutem po epres pergjigjen pa durim prje teje te lutem ma kthe qe sa jam ka eprs pergjigjen tung klm nag arbenita

  26. shpresa says:

    me falni desha ta boj ni pytje uen kam bre nje test dhe me ka dal pozitiv mas 4dite kam pas gjakderdhje dhe kan pas 5dit jo si mestracionet po tash mas nje jave kam bo test dhe me ka dal negativ osht rrezik kjo flm

  27. bona says:

    pershendetje doktor jam 25 vjeqare dhe jam shtatezane per here te pare ne javene 8 ne fillim skam ndjer kurrfar dhimbjesh, tash kam shum dhimbje ne fund te barkut,shpines,kembve pergjithsi krejt trupit ,qe dy dite kam pasur gjakderdhje te lehte te kaft ,ndihem shum elodhshme me jepet vetem te flej.emocionet me ndrohen sa nervoz sa keshem,me vjell spo vjelli tug kam vetem mendet me mirren me ndihmo te lutem per keto shqetsime a osht normale te kem keto apo jo -ju uroj qdo te mire

  28. albina says:

    un ikam 8 muj qe jam martuar po skam mujt me mbet shtatzan kam vones te mestracijoneve edhe kam dhimbje ne fund te barkut me tregoni cila eshte menyra me e leht me mbet shtatzan qao

  29. Vjola says:

    I nderuar doktor/doktoreshe.
    Jam martur ne korrik 2010 dhe qe ne muajin nentor 2010 po perpiqem te mbes shtatzene, por pa rezultat. Jam 24 vjece.
    Menstruacionet e fundit i kam pas 29mars-3prill, dhe na data 14-15prill jam ndje shume e lodhur dhe kam pas dhimbje te barkut, here ne mes, here majtas e here djathtas…A MUND TA DI C’JANE KETO SHENJA?
    Mos valle ka qene ndonje shtatzani jashte mitre?
    Ju lutem nje pergjigje.
    CFARE DUHET TE BEJ?A TE SHKOJ TE BEJ NDONJE VIZITE TE GJINEKOLOGU?
    Para 1 viti kam pas shenja myku dhe ere te keqe,dhe me keshillen e doktorit kam perdor disa lloj hapash qe futeshin ne vagine per 10dite rresht.
    Mos valle ky infeksion ndikon qe te mos ngelem shtatzene??
    Pres me padurim pergjigjen tuaj.
    Ju faleminderit!
    Nga Fushe-Arrezi.

  30. sevdije says:

    qova add burrit veq deshta me pyt doktorresh kam qen turqi qipro edhe jan bet shtzan ivf jasht mitres me ka dal nalet si je met shtzan gjakun per her par kan dhan me ka dal 130 per her 2 kur dhash me dul 10000 deshta me dit ah mudet me ndodh apet me met shtazan jasht mitres jan ka tutna kam frig mas 11 vit meta shtzan edhe laj ma mir nuk pata jet time po qka me ber fati dodhi kthema pergjigj

  31. mire krasniqi says:

    tung nga mirja jam nje nen e 2 femive kam pasur nje abort para 6 javesh kisha mbetur shtatzan me spirale para se ta dija kisha 2 jav me rradh gjakderdhje pastaj mjeku e konstatoj shtatzanin ,,jo normale,, po nje jav mbas abortit isha me gjakderdhje te forta tash po kam gjdo jav nga 3 dit gjakderdje a esht kjo normale ju lutem per pergjigjje jam e shtetsume tung nga mirja

  32. lisa says:

    mirdita jam nje vajz 17 vjeqare dhe nje dit bera mardhenie seksuale me te fejuarin pas nje dit filloi te me dhemb barku shum me vinte te vjell dhe e bera nje test por doli negative pr kam edhe gjak derdhje por perseri me dhemb barku cfar do te thot kjo

  33. Egzona says:

    Cikli mujor e kam pas taman n`koh mirpo nuk kam pas gjakderdhe sikurse ciklet me heret.. Kam gjakderdhe vetem 2-3 pika. Nese mundeni mem tregu kam cregullime apo jam shtazan..?/ ju lutem me jepni nje pergjigje ?!

  34. ani says:

    une jam 23 vjet jam e martuar po ti mundesh edhe te jesh nese nuk ke shum gjak por mundesh edhe te mos jesh por me shum po mendoj

  35. arta says:

    Prej ciles jave te shtatzanis mund te verehet ne ultrazer se je shtatzene

  36. Prishtina says:

    me falni doktor deshta te pyes aka mundesi te jem shtatzan kam dhimbje barku,shpine,gjijnt i kam te etura eshte dashur te me vijne mestracionet me te 6 por me kan ardhur met7 dhe kam dhimbje te tmerrshme te cilat si kam pasur kur me par dhe kam shum pak gjakderdhje ngjyr kafe.

  37. blerimi says:

    pershendetje.jam blerimi.kam kry mardhenie me dat2 shtator.nuk perdora masa mbrojtese gjat aktit seksual.pas aktit te dashures i dhash postinor 2.pernje far kohe ndenja i qete.kur me vone me thote qe i kan ardhur nje her por me dhimbje,kur pas pak ditesh me thote perseri qe i kan ardh por jo ne kohen e duhur (dmth i jan perserit brenda nje afati te shkurter).a mund te ket ngel shtatzane e dashura?
    ju lutem me ndihmoni duke me sugjeruar ndonje gje…respekte

  38. osman says:

    pershendetje.Jemi nje cift te martuar prej 2 vitesh,dhe ndodhi nje barre jashte mitre para 1 viti,tentuam prap por edhe kesaj here ndodhi deshtim.te dy barrat u ben nen efektin e ilaceve (gonasit).
    cfare na keshilloni qe te arijm te behemi me femij?
    pres nje ndihme nga ana juaj ju lutemi.
    respekte
    osmani

  39. arbresha sahiti says:

    pershendetje jam arbresha jam e martuar qe 1 vit deshira ime e sht qe te ngelem shtatzane po jam paksa me mbi pesh dha kam qrregullime te mestraionev kam qen te mjeku me ka than mir je mi ka dhan do hapa per mi rregullu mestracionet tashe kam fillu paqeten e dyt amun me met shtatzane nse ke tu perdor hapa ju lutem pergjigjjen qao nga arbresha 12.10.2011

  40. Ela says:

    Pershendetje jame nje grua nga Tirana, me eshte vonuar cikli menstrual prej 4 ditesh keshtu vendosa te bej nje test shtatezanie dhe rezultati qe doli ishin dy viza, njera vizeishet shume e ngjyrosur ndersa viza tjeter me e zbehte, desha te di nese rezultati eshte pozitiv ne kete rast apo eshte negativ?

  41. mimoz says:

    pershendetje un jam mimoza nga ferizaj dhe jam e martuar qe 4 vite mundohem qe te ngel shtatezan po nuk mundem kap provuar shum gjera por kot me dadten 29 09 2011 e kam provuar shtatezonin artificiale me spermen e beshkeshortit por si duket nuk ja dulem se ne diten e 12 un pata gjak derdhje e tash jam e hutuar dhe ne stres nuk di se a kan te verteta apo qka ju lutem me ndihmoni ne pergjigje ju faleminderit per mir kuptim

  42. lejla says:

    te utem mimoza ku e ke bor fekondimin ne cilin spital po me ndoj te cili mjek edhe sa te ka kushtu fekondimi pres pergjigjjen mimoza

  43. mosa says:

    mirmrama doktor deshta te di amundet mu dit aje shtatzan ne dy ajvt epara

  44. Ani says:

    Pershendetje doktor,
    Jam nje grua 28 vjece, shtatezane ne javen e katert. Kam dy dite qe kam dhimbje te lehte por konstante ne anen e majte te fundit te barkut. Me mpihet edhe kemba, nuk kam gjakderdhje. Jam e shqetesuar se mos kam shatezani jashte mitre, sepse tubin e majte nuk e kam plotesisht te paster. Mendoni se embrioni eshte pozicionuar jashte mitres?Dhimbjet jane te lehta por qe zgjasin me ore te tera. Mund te jete ky momenti i pozicionimit te embrionit ne miter, dhe keto siptoma jane normale? Ju lutem me jepni nje mendim se do te kishte shume vlere per mua.

  45. vlora says:

    mirmrema kam nje pyetje qe dy muaj nuk me kan ardh mestracionet e kom ba testin me ka dal negativ ju lutem me tregoni ajam shtatezan ajo ju pershendes

  46. rina says:

    mirdita JAM SHTETZEN QE 3 MUAJ AMA KAM SHUM DHIMBJE NE BARK PO NE TR RRALLEN PO LUKTHI ME DHEMB DHE TASH KAM PASD MI BA ANALIZAT NUK KAM SHKUAR JU LUTEM TREGOMON QKA TE BEJ.

  47. arbona says:

    pershendetje jam nje grua 27vjece ka nje vit qe dua te mbes shtatzane po nuk kam mundur se di arsyen dhe pse vizitat qe kam bo te mjeku me thon jam ok.mestruacjonet e fundit i kam pas me19.11.2011 deri me 23.11.2011.diten e 14 kam pas nje gjakderdheje nese mund ta quaj keshtu ngjyre kafe po pak fare po kam dhe dhimbje ne fund te shpines .kjo me shqeteson me teper mos kam dicka dhimbja eshte e vazhdushme sa me pengon dhe ne perkuljen etrupit.ju lutem pres pergjigjen tuaj………faleminderit

  48. anita says:

    mirdita jam 23 vjece dhe jam e martuor 2 vjet dhe nuk kam met shtatezan ju lutem mendimo se jam ken te mjeku dhe jam mir me kan ardh prijodat 2jav para dates aesht mir apo kec ju lutem pres pergjigje faliminderit

  49. fatime says:

    kom nje problem njonen tube ma kan hjek gjat operacjonit se komet shtatzan jashta anit dhe kompas dhimbje te mdhaja uduft me hi ne operim patjeter ju lutem me tregoni amundem me met shtatzan me njonen tube faliminderit

  50. vjollca says:

    te pershendes fatime edhe une e kom te njejtn problem si muj me kontaktu me tye nese ka mundsi me ma dhon add tane e msn e me bisedu ma gjat me tye se edhe une jom operue e maka jekur njanin tub

Komentoni